E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshime në qeverinë e Kosovës, Kuçi: Nuk do të cënojnë marrëdhëniet me aleatët

Ende nuk janë bërë të ditur emrat e ministrave të cilët do të largohen me rifromatimin e qeverisë së Kosovës. Kështu është shprehur,z ëvendës kryeministri Hajredin Kuçi, i cili ndonëse ka konfirmuar edhe njëherë se ekzekutivi kosovar do të ketë ndryshime, nuk ka saktësuar ndonjë ndonjë afat për këto ndryshime.

“Shpejtë do të ndodhë edhe një veprim i tillë i cili nuk do të krijoj një vakum institucional, nuk do të bëjë dridhje politike te partnerët e koalicionit, por do të jetë dika e pranueshme besoj për partnerët e koalicionit por edhe për opinionin publik... Nuk kam informacione e duhura se kush do të mbetët dhe kush do të shkoj, por ajo çfarë do te thosha është se do të jetë për hir të qeverisjes më kualitative në vend” tha Kuqi.

LDK konfirmon se ende nuk ka diskutuar me PDK për riformatimin e kabinetit qeveritar.
“LDK, ende nuk ka kërkesa konkrete në të cilat do të diskutoj apo debatoj. Edhe njëherë po e konfirmoj se ne nuk kemi diskutuar as dje në mbledhjen e zakonshme dhe as sot sa i përket kërkesave të caktuara” tha nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

Për opozitën ndryshimet në qeveri duhet të fillojnë nga kreu i saj. “është paralajmëruar riformatizimi i qeverisë dhe ndryshimet që duhet të bëhen. Edhe nëse bëhen, nuk do të sjellin diçka risi për arsye se, kreu u qeverisë do të mbetët i njëjti, dhe nëse shkohet më një kryeministër të nivelit të tillë dhe me zëvendës kryeministra fare janë sot, pavarësisht prej ndërrimeve që do të bëhen, do të jenë e njëjta përbërje”tha Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.

Ndryshimet në Qeverinë e Kosovës janë diskutuar nga partnerët e koalicionit qeverisës, pas raundit të parë të zgjedhjeve, por është pritur përfundimi i zgjedhjeve në Gjilan për të filluar këto ndryshime në qeveri.

Shkëlzen Osmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›