E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grup pune në përballimin e situatave të mundshme

24/07/2009  Shkodër, organizohet marrja e masave

Alarmi i dhënë si në të gjithë Evropën, ashtu dhe në vendin tonë për përhapjen e virusit të gripit të derrit A/ H1N1 ka nxitur prefektin e qarkut të Shkodrës, Maxhid Cungu, të organizojë një takim me të gjithë drejtuesit e institucioneve të shëndetësisë me qëllim marrjen e masave për përballimin e një pandemie të mundshme. Prefekti Cungu theksoi se nuk duhet të krijohet panik tek popullata, por ndërkohë masat mbrojtëse dhe gatishmëria duhet të jetë maksimale nga ana e institucioneve të shëndetësisë. Gjatë këtij takimi zëvendësdrejtoresha e spitalit rajonal të Shkodrës, Greta Naraçi, bëri të ditur së në zbatim të udhëzimeve nga institucionet e shëndetësisë, janë marrë të gjitha masat për përballimin e virusit të gripit të derrit, ndonëse deri tani në Shkodër, edhe pas dyshimeve, rezultatet e analizave nuk kanë nxjerrë asnjë person të prekur me këtë virus. Ndërsa drejtuesi i repartit të epidemiologjisë pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër, Artan Mesi, i ka bërë të ditur prefektit Cungu se vështirësia më e madhe paraqitet në anën financiare të përballimit të përhapjes së mundshme të virusit, ndërkohë që angazhimi i inspektorëve është maksimal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›