Siria kërcënohet nga sanksione të tjera

Sirinë e kërcënojnë sanksione të mëtejshme të BE-së, nëse regjimi i presidentit Bashar Al-Asad vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim, ndaj lëvizjes opozitare në vend.
Këtë e bënë të qartë ministrat e jashtëm të Francës dhe Gjermanisë Alain Juppe dhe Guido Westerwelle, pas një takimi me homologët nga BE-ja në Sopot të Polonisë.
Dy ministrat folën edhe për një rezolutë në OKB-së për dënimin e Sirisë, si dhe për bashkëpunim me opozitën atje. Një ditë më parë, BE vendosi një embargo nafte dhe sanksione të reja ndaj Sirisë. Embargoja e naftës vlen vetëm për kontratat e reja. Kjo ishte kërkesa e Italisë. Më këto masa BE-ja, proteston ndaj shtypjes së opozitës në Siri.
Rusia i dënoi sanksionet e reja të BE-së kundër regjimit në Siri. “Sanksionet e njëanshme shkatërrojnë trajtimin me frymë partneriteti të një krize”, tha ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, në një konferencë në Dushanbe.