Grupet parlamentare do të jenë minimalisht me 5 deputetë
27/01/2005
Komisioni i Rregullores mbështet partitë e vogla
Komisioni i Rregullores ka mbështetur dje kërkesën e partive të vogla parlamentare për të mos e ndryshuar numrin minimal të deputetëve që duhen për t'u ngritur një grup parlamentar. Burimet kanë bërë të ditur se nuk do të jetë e nevojshme që në seancën plenare të paraqitet një kërkesë për ndryshimin e ligjit, pasi në rregullore përcaktohet se grupet parlamentare deklarohen me minimalisht 7 anëtarë, tri ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Kjo lë të nënkuptuar se ndryshimi i përbërjes së grupeve parlamentare mund të bëhet vetëm në shtatorin e ardhshëm, në momentin kur do të rizgjidhet parlamenti i ardhshëm. Megjithatë vendimi i fundit nuk pritet të ndryshojë gjë nga konfigurimi i fundit i Kuvendit të Shqipërisë, pasi në tryezën e kreut të parlamentit janë deklaruar 7 grupe parlamentare me minimalisht 7 deputetë. Ndërsa vetëm socialdemokratët Gjinushi, Bejtaj dhe Apostoli kanë mbetur si deputetë të pavarur. Këta të fundit nuk kanë përjashtuar mundësinë e bashkimit me dy deputetë të tjerë, në rast se grupet do të lejohen të jenë me 5 anëtarë. Megjithatë, do të jetë seanca e sotme që do të vendosë mbi konfliktin më të fundit mes partive të mëdha dhe partive të vogla.