KQZ, LSI dhe LZHK nuk do të jenë në Komisione
27/01/2005 Në numërimin e votave do të jenë vetëm 6 parti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje partitë politike që do të kenë të drejtën e një anëtari në Komisionet e Numërimit të Votave. Sipas këtij vendimi, PD, PS, PDR, PSD, PR dhe PBDNJ do të kenë të drejtën e anëtarëve në KZZ. Ky vendim është cilësuar i padrejtë nga përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e LSI dhe të LZHK duhet të kenë anëtarë në komisionet e numërimit të votave, pasi në Kuvend janë renditur në partitë e dyta të kampeve respektive. Por anëtarët e KQZ-së kanë theksuar se të drejtën për të pasur anëtarë e kanë 6 partitë që kanë dalë të parat në zgjedhjet e shkuara. Ndërsa as LSI dhe as LZHK nuk ka marrë pjesë si subjekt politik në votime. Duke parë këtë situatë, përfaqësuesi i LZHK-së ka braktisur mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e vlerësuar ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë të padrejtë. Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është i formës së prerë dhe mund të rrëzohet vetëm me një vendim të Kolegjit Zgjedhor.