"Bashkëpunimi rajonal në funksion të integrimit"
27/01/2005 Ministri Islami takon ambasadorët e rajonit të akredituar në Tiranë
Integrimi i vendit në Evropë do të jetë një nga obvjektivat, me të cilat do të përballet politika e jashtme e Shqipërisë gjatë vitit 2005. Ministri i Punëve të Jashtme, Kastriot Islami, ka theksuar, gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të Evropës Juglindore, të cilët janë të akredituar në vendin tonë, se imazhi i rajonit dhe përshpejtimi i reformave integruese do të jetë objektivi kryesor i të gjithë vendeve të rajonit. Sipas Islamit, "përmirësimi i klimës politike në Ballkan dhe intensifikimi i dialogut mes palëve do të jetë kultura e punës në grup, për të arritur aspiratën e përbashkët të vendeve të rajonit, atë të integrimit në strukturat evropiane dhe euroatlantike". Ndërkohë që çështje e statusit të Kosovës, sipas ministrit, duhet të zgjidhet sipas formulës së prespektivës evropiane të këtij vendi. Gjithashtu është vlerësuar se Karta e Adriatikut mes Shqipërisë-Maqedonisë dhe Koacisë, është cilësuar si një nga shtyllat e bashkëpunimit rajonal.