Kryetari i ka dhënë tender familjarëve të tij
27/01/2005 Poni denoncon korrupsionin në Bashkinë e Ballshit
Drejtori i Pushtetit Lokal në Partinë Demokratike, Ferdinant Poni, ka akuzuar dje kryetarin e Bashkisë së Ballshit, Fitmtar Jahaj, për afera korruptive në tenderin e pastrimit të qytetit. Sipas Ponit, kryetari i Bashkisë së Ballshit i ka dhënë tenderin e pastrimit të qytetit një të afërmi të tij, duke i shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm prej 15 milionë lekësh. Poni tha se firma e kontraktuar së fundmi nga kryetari i Bashkisë së Ballshit, ka qenë e përjashtuar nga kryetari i mëparshëm i Bashkisë, Rrapo Kodheli, në vitin 2001. Nga ana tjetër, drejtori i Pushtetit Lokal të PD-së tha se në të njëjtën linjë Jahaj ka vepruar dhe me tendera të tjerë të bashkisë. "Kryetari socialist Jahaj ka vazhduar të kryejë veprime të jashtëligjshme edhe me tendera të tjerë të bashkisë. Ky i fundit ka zhvilluar një tender totalisht të jashtëligjshëm dhe vazhdon të bëjë pagesa në favor të vjehrrit të vet në shuma të përmasave 12 milionë lekë", tha Poni. Sipas tij, për këto veprime Këshilli Bashkiak i Ballshit ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për të verifikuar shkeljet e kryetarit aktual.