E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi A: Tërbuni zbret Luzin nga kreu, befason Olimpiku

Falë golaverazhit më të mirë se pukjanët, ekipi i drejtuar nga trajneri Çoçlli mban vendin e parë

 

Rezultatet e javës së 3-të

 

TERBUNI – LUZI 2008                   2-1

OLIMPIK PASHTRIKU      6-0

EGNATIA VELEÇIKU        0-0

SUKTHI KORABI               1-0

Erzeni – pushim

Renditja

1.Olimpiku           7       2       1       0       8-1

2.Tërbuni            7       2       1       0       6-2

3.Luzi 2008         6       2       0       1       8-5

4.Sukthi               6       2       0       0       2-0

5.Veleçiku           3       0       3       0       1-1

6.Erzeni               3       1       0       1       3-4

7.Egnatia            2       0       2       1       0-1

8.Korabi              1       0       1       2       1-3

9.Pashtriku                   0       0       0       3       1-11

JAVA 4 (16.10.2011)

VELEÇIKU – SUKTHI

PASHTRIKU – EGNATIA

LUZI 2008 – OLIMPIK

ERZENI TERBUNI

Korabi – pushim

Tërbuni mposht Luzin, konfirmohet pretendent

Nga Riza Tafilaku

Tërbuni Luzi 2008     2-1

Shënues: Shala 10, Pavloviç 88 (11-metërsh) / Lena 83

Tërbuni: Citozi, Shala, Bega, Basriu, Aliu (Mone), Bektoviç, Çoba, Udeke, Shahini, Kurti (Pavloviç), Fuçia. Trajner: G. Stojku.

Luzi 2008: Miraka, Suta, Lusha, Kapo, Melani (Luta), Gega, Allushi, Dekavelli, Lena (Shinko), Shkoza, Drobovniku.Tranjer: L. Lushaj.

Gjyqtarë: E. Dyrmishi, E. Patoku, E. Shehu (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Bega, Pavloviç, Miraka, Suta, Kapo, Luta, Gega

Karton i kuq: Shkoza

Tërbuni ka mundur 2-1 Luzin rival në stadiumin e Pukës, duke u konfirmuar pretendent numër 1 në grup për ngjitjen në kategorinë e parë. Nisur nga pozicionet e dy ekipeve, ndeshja ishte vlerësuar në maksimum. Pukjanët marrin iniciativën të parët dhe i afrohen golit, por portieri Miraka nuk lejon Çobën të shënojë. Ai dorëzohet në minutën e 10-të, kur pas një krosimi në zonë, qendërmbrojtesi Shala godet saktë me kokë dhe 1-0.

Duket se ndeshja do të ketë shumë gola, por Tërbuni shpërdoron disa raste të mira. Luzi tregon se ka ardhur në Pukë për pikë, madje luan fort dhe në ndonjë rast edhe rëndë, duke marrë 4 kartonë të verdhë. Me fillimin e pjesës së dytë, Allushi gjuan nga rreth 30 metra, duke e detyruar Citozin të bëjë një pritje të vështirë. Kurti, Fuçia dhe Shahini kanë raste të pastra, por asnjëri nuk shënon. Ka një dialog të gjatë mes sulmit pukjan dhe mbrojtjes së ngjeshur mike, por goli nuk del në dritë.

Dhe kur pritej dyfishimi nga Tërbuni, Luzi barazon në minutën e 83-të. Lena gjuan bukur nga një goditje e lirë nga distanca dhe topi përfundon në rrjetë. Tërbuni reagon menjëherë dhe pretendon në dy raste për 11-metërsh. Një të tillë e fitojnë pukjanët 2 minuta para fundit të ndeshjes, kur Basriu pengohet në zonë në mënyrë të parregullt. Serbi Pavloviç është i saktë dhe Tërbuni merr 3 pikët e radhës. Pavarësisht rezultatit të ngushtë, pukjanët kanë dominuar, duke e merituar fitoren.

Sukthi, 5 shtylla dhe vetëm 1 gol ndaj Korabit

Nga Hysen Varoshi 

Sukthi Korabi   1-0

Shënues: Goxhaj 88

Sukthi: Doda, Kalluci, Gjepali, Qato, Goxhaj, Gashi, Ibrahimllari (Kullolli 65), Curri, Loci, Vora (Balla 65), Deliallisi (Varoshi 55).

Trajner: Xh. Kapllani.

Korabi: Bukri, Duka, Sinani, Doçi, Adili, I.Doçi (Brahasani 50), Alimani (Ibraj 74), Kacnija, Gjana (Vojka 71), Merdini, Toska. Trajner: S. Muhaj.

Gjyqtarë: R.Pjetrushi, G.Vargu, E.Muça (Lezhë)

Kartonë të verdhë: Kullolli, Deliallisi, Gjepali

Me një gol të shënuar vetëm 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Sukthi ka siguruar fitoren në fushën e tij. Ndoshta ndeshja me Korabin ishte menduar e lehtë, por fusha ka vërtetuar të kundërtën. Loja nis me ritëm nga të dy ekipet, por Sukthi sulmon më tepër, në kërkim të golit të avantazhit. Në minutën e 12-të Loci është pa fat, pasi godet traversën e portës mike.

Korabi mbrohet mirë dhe në ndonjë rast provon të kundërsulmojë apo të befasojë me ndonjë top në thellësi. Në minutën e 18-të miqtë kanë rastin të shënojnë, por nuk arrijnë të përfitojnë nga dalja e gabuar e Dodës gjatë një rrëmuje në zonën. Në të 24-ën është radha e Vorës të godasë traversën, kurse 10 minuta më vonë Deliallisi e përplas topin në shtyllën pingule. Rastin e fundit të pjesës së parë e humbet Loci, që merr një top të saktë nga Vora, por nuk arrin të mposhtë Bukrin, që bën mrekullinë.

Pak pas fillimit të pjesës së dytë, Curri, afër portës kundërshtare, godet jashtë. Loci godet me kokë brenda zonës dhe përsëri shtyllë. Korabi ka një rast të pastër në minutën e 70-të,kur Toska del përballë Dodës, por ky i fundit pret. Në të 88-ën vjen edhe goli i shumëpritur. Goxhaj është i saktë me kokë dhe Sukthi i gëzohet fitores ndaj dibranëve. Ndeshja u zhvillua korrekte dhe Sukthi duhej të kishte të shënuar më shumë, por në 5 raste miqve u erdhi në ndihmë shtylla.

Olimpiku luan tenis me Pashtrikun, shënon 6 gola

 

Nga ERJON HAMITAJ

Olimpiku Pashtriku  6-0

Shënues: Lama, 6, 12, E.Fuçia 8, 73, 75, Londo 86

 

Olimpiku: Lika, E.Rexha, K.Fuçia, Gjika (Rrapo 46), D.Rrapo, Londo, Duqi, M.Fuçia (Koca 58), Biba, E.Fuçia, Lama (Lleshi 81).

Trajner: N. Çoçlli.

Pashtriku: Laknori, Qema (Ar.Gradica), Pera, Brasha, Omuri (Bardoshi 47), Al.Gradica, A.Sheta, E.Sheta, Xhebexhia, Peka, Cahami (Doçi 51). Trajner: A. Poga.

Gjyqatrë: E. Ruçi, A. Paço, I. Llupi (Fier)

Karton i verdhë: Duqi

Olimpikasit marrin një fitore të thellë ndaj ekipit më të ri në ligën e dytë, Pashtrikut. Gjashtë gola të shënuar për tre pikë. Menjëherë sapo ka filluar loja skuadra e Nikolin Çoçllit i është drejtuar sulmit, ku në pesë minutat e para ka qëndruar vetëm në zonën e rreptësisë mike. Vjen minuta e gjashtë dhe shënon Lama që hap siparin e goeladës në këtë takim. Nuk vonon dy minuta më vonë E.Fuçia dyfishon shifrat, 2-0 dhe skuadra e Olimpikut e quan këtë ndeshje të mbyllur.

Është sërish Lama që mendon për të tijët duke shënuar golin e tretë dhe duke vulosur pak a shumë fatin e këtij takimi. Në minutat më pas djemtë e Hasit kërkonin të dilnin në sulm të paktën për një gol nderi, por mbrojtja dhe portieri Lika ishin në formë të shkëlqyer. Në minutën e 40-të Xhebaxhia pati rastin më të mirë për të shënuar, por Lika me mjeshtëri priti një top që u duk se shkoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë loja u duk se anonte nga miqtë,  të cilët sulmonin, por nuk finalizonin,  mbi të gjitha dhe forma e shkëlqyer e gardianit Lika u mohoi atyre shijen e golit. Në minutën e 73-të E.Fuçia shënon golin e katërt dhe sërish pas dy minutash ai shënon edhe golin e pestë. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të duartrokasësh ekipin e Çoçllit për këto minuta loje të zhvilluara. Në minutat e fundit provon shijen e golit edhe Londo që përmbyll mjaft mirë këtë lojë për vendësit.

Egnatia nuk shënon ndaj Veleçikut, merr vetëm 1 pikë

Nga Markonda Dushku

Egnatia Veleçiku      0-0

Egnatia: Memolla, Veliu, Leka, Çemeri (E.Kasa 72) Dudia, Kasa, Mahmuti, Rakipi, Lapi (Gjondeda  55), Pipa (Sharka 33), Hasalliu.
Trajner: S. Gosa.
Veleçiku: Dorzaj, Kuka, Banushi, Çokaj, Lopçi, Raiçeviç (Zymeri 46), Miculi (Lami 88), Grimci, Lika, Çela, Çokaj. Trajner: B. Duli.

Gjyqtarë: O. Sokoli, F. Maçi,

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›