E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rivalitet për kreun, mungon kryeqyteti

Skënderbeu ngjitet sërish në vendin e parë, falë golaverazhit më të mirë. Tirana dhe Vllaznia janë ende larg pretendimeve të sezonit të kaluar

 

Skënderbeu s’i ndahet kreut

Skënderbeu – Tirana 3-1

Skënderbeu: Kotori, Buleci, Rezhda, Fortuna, Topulli (Pituli 85), Miho, Jaupllari, Skënderasi (N.Rapo 51), Meçollari (D.Kame 88), Emini, M.Kame. Trajner: D. Kushe

Tirana: Çali, Njebza, Berberi, Habibi, Sallaku, Cara (Ibrahimi 46), Gjeçi, Tarja (Taku 46), Levendi, Canaj, Kacoli (Zajmi 70). Trajner: A. Kola

Shënues: Rezhda 15, Mecollari 65, M.Kame 87 / Levendi 37

Kartonë të verdhë: Topulli, M. Kame

Kartonë të kuq: Pituli / Sallaku

Gjyqtarë: F. Xhemalaj, E. Sinanaj, D. Muça (Elbasan)

Korçarët për të rinj vijojnë të mos i ndahen kreut, ndërkohë që dje kanë arritur një fitore me vlera në shtëpi ndaj Tiranës. Në minutën e 14-të miqtë mbeten me 10 futbollistë, teksa Sallaku shkakton një faull të dukshëm në hyrje të zonës dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të kuq.  Rezhda që gjuan fuqishëm dhe topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 37-të miqtë barazojnë me anë në Levendit, i cili shënon brenda zonës së vendasve.

Në pjesën e dytë dhe pikërisht minutën e 56-të, bardheblutë për pak sa nuk shënojnë autogol, teksa Habibi godet traversën e portës së tij, ndërkohë që në të 65-n Meçollari shënon golin e avantazhit për korçarët, 2-1. Në minutën e 75-të miqtë mbeten me 9 lojtarë, pasi Canaj u dëmtua, por Kola i kishte kryer të tri zëvendësimet. 4 minuta para fundit, Pituli del me të kuqe, ndërkohë që talenti Mario Kame shënon tri minuta para fundit.  Leonard TREBICKA

 

Në Lushnjë ndalet Vllaznia

Lushnja – Vllaznia 1-1

Lushnja: Harremi, Orhani, Mema, Bakiasi, Kerci, Çepa, Kurteshi, Shima, Qole, Maçi, Sefa (u aktivizuan: Sharka, Hatija,Qose). Trajner: S. Malko, A. Durri

Vllaznia: Curri, Ujka, Beluli, Lekaj, Balaj, Jubani, Markolaj, Halili, Kruja, Mujesi, Ymeri (u aktivizuan: Nikshiqi, Ceka, Idrizi). Trajner: I. Dibra

Gjyqtarë: K.Cjapi, B.Vogli, Sh.Sheme (Fier)

Shënues: Shima70/ Mujesi 35(11-m)

Kartonë të verdhë: Orhani, Bakiasi, Shima / Lekaj

Në Roza Haxhiu spektakli ishte i garantuar nga të dyja skuadrat. Miqtë luajnë më mirë në pjesën e parë dhe arrijnë të shënojnë me 11-metërsh me Mujesin. Skuadra shkodrane ka rrezikuar shpeshherë, por nuk mbeten prapa edhe djemtë lushnjarë. Me avantazhin e miqve mbyllet pjesa e parë. Në fraksionin e dytë zgjohen lushnjarët që dominojnë. Japin spektakël skuadrat dhe ka raste të bukura për lushnjarët me Shimën, Qolen e Kurteshin, por pa arritur te goli.

Rastet e lushnjarëve konkretizohen vetëm me anë të Shimës, pas një inkursioni vetiak. Vendësit besojnë se edhe mund të fitojnë, por miqtë shfrytëzojnë kundërsulmet e shpejta. Me gjithë rastet e pastra, Ymeri dhe Mujesi nuk arrijnë të shënojnë golin e dytë, që do të mund ti jepte fitoren Vllaznisë. Përfundimisht 1-1 në Roza Haxhiu. Julian KASAPI

 

Partizani rikthehet te fitorja

Partizani Olimpiku 3-1

Partizani: Dibra, Muça, Koçiaj, Gjoka, Doçi, Hidri (Xhaçi 53), Marku (Gamo 53), Sina, Lika, Zyba, Demiri. Trajner: L. Pinari

Olimpiku: Boshku, Dinaj, Dulo, E.Fuçia, Eni.Shima, F.Shima, Memishaj (Marku 15), Anastasi (Pema 64), Kamberi (Marko 46), Brahja, Çakalli. Trajner: K. Agolli

Shënues: Lika 38, Zyba 60, Gamo 67 / Brahja 86

Kartonë të verdhë: Gjoka, Zyba / Eni.Shima

Gjyqtarë: K. Shahini, I. Shima, J. Metani (Durrës)

Pas humbjes së fundit në Gramsh, Partizani merr një fitore më se të merituar kundër Olimpikut. Loja nis me vrull nga të dyja skuadrat, por olimpikasit e kërkojnë me ngulm fitoren, sepse ishin në fushën e tyre. Futollistët e Pinarit, me përvojë nga superiorja, dinë ta kontrollojnë lojën. Në minutën e 38-të Lika shmang mbrojtjen e Olimpikut dhe shënon, 1-0.

Në pjesën e dytë janë përsëri lojtarët e Partizanit që sulmojnë dhe nga këto raste vjen goli i dytë të në 60-tën me Zybën. Përsëri janë të kuqtë që sulmojnë dhe pas 7 minutash Gamo vulos fatin e këtij takimi, 3-0. Në fund zgjohen olimpikasit dhe në fushë spikat Brahja, duke shkuar shumë herë afër portës dhe si  pasojë gjen golin 4 minuta afër fundit. Një minutë më vonë përsëri Brahja shkon te porta, por këtë herë është i pafat, pasi gjuan jashtë. Erjon HAMITAJ

 

Elbasani se fal Flamurtarin

Elbasani Flamurtari 2-0

Elbasani: Gurra, Cani, Gjorga, Gjini, Ozuni, Hila, Lleshi, Kapja, Broshka, Lamçja, Tafani. Trajner: A. Kila. U aktivizuan: Dalipi, Dubi, Zogu

Flamurtari: Dërgjini, Hametaj, Hysa, Kuqi, Stara, Brozi, Qejvani, Nelaj, Azizi, Xhani, Xhaferaj. Trajner: A. Behari

Shënues: Lamçja 61, Hila 89

Kartonë të verdhë: Dubi, Ozuni / Nelaj

Gjyqtarë: K.Jashallari, E.Amolli, E.Demiraj (Pogradec)

Një ndeshje thuajse e dominuar nga verdheblutë, të cilët nuk e vunë aspak në dyshim fitoren. Në pjesën e parë loja ka qenë e vakët dhe pa shumë raste, ku vetëm në minutën e 33-të të pjesë së parë portieri mik shpëton një gol të sigurt pas gjuajtjes së Gjinit. Edhe portieri vendas Gurra grushton mjaft mirë një top i ardhur nga një goditje këndi. Në pjesën e dytë janë vendasit që dominojnë dhe arrijnë të shënojnë golin e parë me anë të Lamçes në minutën e 61-të.

Miqtë nga Vlora mundohen të reagojnë, por mbrojtja vendase është e pakalueshme, po ashtu edhe portieri Gurra, i cili shfaqet i saktë në disa ndërhyrje. Në minutën e 89-të vendasit vulosnin fitoren me kapitenin Hila. Ekzekuton saktë një goditje dënimi në kufijtë e zones, duke shënuar golin e dytë dhe duke mbyllur përfundimisht takimin. Elton KARAJ

 

Teuta barazon në shtëpi

Teuta – Ada   1-1

Teuta: Rexhepi, Kastrati, Rigo, Memini, Abazaj, Troplini, Çyrbja, Tepshi, Murati, Tashi, Sina. (u aktivizuan: Ramidhi, Driza, Peqini). Trajner: G. Begeja.

Ada: Ruçi, Gjelaj, Hebovija, Brataja, Gjeluci, Doda, Agai, Pipaj, Figurina, Celi, Kopliku. (u aktivizuan: Simoni, Mustafaj). Trajner: B. Bizi

Shënues: Murati 48 / Pipaj 24 (11-m)

Kartonë të verdhë: Troplini, Tepshi / Agai, Figurina

Gjyqtarë: K. Prenga, E. Çuni, E. Perloshi (Laç)

Durrsakët duket se këtë javë kanë pasur probleme, pasi  kanë barazuar në shtëpi  me velipojakët. Miqtë kanë dalë të parët në sulm, duke fituar edhe një 11-metërsh. Ekzekuton Pipaj dhe kalon në avantazh 0-1 Adën. Gjatë minutave të tjera miqtë mundohen të ruajnë rezultatin dhe mbyllen në mbrojtje.

Nga tërheqja e Adës përfiton skuadra e Tetutës, duke ia afruar shumë portës kundërshtare, por pa konkretizuar gjatë pjesës së parë. Ndërsa në të dytën djemtë e Begejës dalin shpejt në sulm dhe shënojnë golin e barazimit. Përsëri janë durrsakët që kërkojnë gol, por miqtë mbrohen mirë deri në fundin e takimit. Me kaq përfundon dhe ky takim, që u  jep nga një pikë të dyja skuadrave. Dorian AGOLLI

 

Lala i jep fitoren Shkëndijës

Laçi Shkëndija Tr 1-2

Laçi: Zhuka, Bushi, Jahja, Xhixha, Sela, Pepkola, Bardhi, Gjoka, Ndreca, Lama, Baboçi.

(u aktivizuan: Laska, Frrokaj) Trajner: E. Syziu

ShkëndiaTr.: Shtrepi, Liçaj, Xhakollari, Pere, Vladi, Hyseni, Mersini, Lala, Ajazi, Hoxha, Picaku

(u aktivizuan: Gjonaj, Lilaj, Marku) Trajner: G. Mahmutaj

Gjyqtarë: A. Bame, L. Dhiu, R. Hoxhaj (Tiranë)

Kartona të verdhë: Lilaj, Vladi

Shënues: Sela 79 /Lala 49, 84

Pas një ndeshjeje të bukur të zhvilluar një javë më parë kundër Tiranës, skuadra e Ervin Syziut hedh një hap fals këtë her

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›