Grupi B: Partizani dështon në Patos, Përmeti ruan kreun
Tifozët e kuq shajnë në kor trajnerin Bajko pas humbjes. Fitoret e para për Naftëtarin dhe Tepelenën
Rezultatet e javës së 3-të
ALBPETROL PARTIZANI 2-0
NAFTETARI KELCYRA 4-0
PERMETI TURBINA 1-1
SOPOTI DELVINA 1-0
TEPELENA DOMOZDOVA 2-1
BILISHT SPORT MEMALIAJ 2-1
Renditja
1.Përmeti 7 2 1 0 7-2
2.Sopoti 7 2 1 0 3-1
3.Bilisht S. 6 2 0 1 5-2
4.Albpetrol 5 1 2 0 4-2
5.Turbina 5 1 2 0 3-2
6.Naftëtari 3 1 0 2 5-3
7.Memaliaj 3 1 0 1 3-3
8.Partizani 3 1 0 1 1-2
9.Tepelena 3 1 0 2 3-4
10.Delvina 3 1 0 2 3-5
9.Domosdova 1 0 1 2 2-6
10.Këlcyra 1 0 1 2 1-8
JAVA 4 (16.10.2011)
DELVINA – TEPELENA
TURBINA SOPOTI
KELCYRA – PERMETI
PARTIZANI – NAFTETARI
BILISHT SPORT – ALBPETROL
MEMALIAJ – DOMOSDOVA
Partizani dorëzohet pa kushte ndaj Albpetrolit
Nga Ferdinand Gurguri
Albpetrol Partizani 2-0
Shënues: Hysenshahaj 44, Roli 52
Albpetrol: Hazizi, Faslliaj, Nako, A.Arapi, Prifti, K.Arapi (Aliaj 48), Bratja, Kopaçe (Aliçaushaj 74), Hysenshahaj, Roli, Goxhaj (Tafa 81). Trajner: A. Ymeri.
Partizani: Nasufi, Çullhaj (Feliu 61), Basho, Miska, Bërdaj, Bleta, Shkëmbi, Batha, Ujka (Arifaj 46), Lleshi (Gjeçi 49), Alcani.
Trajner: N. Bajko.
Gjyqtarë: S. Bogdani, E. Velo, H. Lisaku (Durrës)
Kartonë të verdhë: Kopaçe, Bratja, Çullhaj
Edhe pse përballë ka pasur një emër të madh të futbollit shqiptar, Partizanin, ekipi patosarak nuk ka pasur asnjë vështirësi për ta fituar ndeshjen. Albpetroli ka fituar 2-0, por mund të kishte shënuar edhe gola të tjerë në portën e të kuqve, sepse ka qenë më lart se kundërshtari gjatë gjithë 90-minutëshit. Loja është zhvilluar në gjysmëfushën e Partizanit, që ka pësuar golin e parë një minutë para mbylljes së pjesës së parë, kur Hysenshahaj ka tundur rrjetën e Nasufit.
Por patosarakët kanë shpërdoruar edhe raste të tjera shënimi. Ekipi i drejtuar nga trajneri Bajko ka rezistuar vetëm 20 minuta dhe më pas niveli i tij ishte shumë i dobët. Kur kishin kaluar 7 minuta nga pjesa e dytë, Roli ka dyfishuar rezultatin dhe më pas ekipi vendës ka kontrolluar lojën me shumë lehtësi.
Kjo është fitorja e parë e patosarakëve në fushën e tyre, ndërkohë që Partizani që është parë dje nuk ka asnjë lidhje me emrin e tij. Një ekip krejtësisht i pafuqishëm, që do ta ketë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, që të kthehet në kategorinë e parë. Albpetroli ka shfaqur një nivel të kënaqshëm dhe duket se do të jetë pretendent këtë sezon. Tifozët e Partizanit, të pranishëm në stadiumin e Patosit, kanë kontestuar pas ndeshjes trajnerin Neptun Bajko, duke e sharë në kor.
Përe u jep 3 pikët bilishtarëve në minutat shtesë
Nga Leonard Trebicka
Bilisht Sport Memaliaj 2-1
Shënues: Zylyftari 32′ (11-metërsh), Përe 92′ / Jaupi 44′
Bilisht Sport: Xhelollari, Përe, Avxhia, Maneshi (Topuzi 70), Tirana, Pojani (Gjoni 48′), Zylyftari, Todo, Xhoga, Pino, Ametlli, (Ruçi 60′). Trajner: T. Meraku.
Memaliaj: Merdani, Mirani, Duraj, Metko, Gega, Hima, Jaupi, Alushi, Bilaj (Mete 20′), Tata, Mitre (Llace 29′). Trajner: A. Zhupa.
Gjyqtarë: R. Zhuli, A. Nase, F. Mate (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Ametlli, Mitre, Duraj (2), Llace
Karton i kuq: Duraj
Bilishtarët, pas humbjes me Partizani, i janë kthyer fitores në shtëpi, ku kanë mundur 2-1 Memaliajn. Ankth dhe emocione deri në minutën e fundit. Njeriu i fitores së Bilisht Sportit është mbrojtësi Përe, i cili, në minutën e dytë shtesë nga 3 të tilla, ka shënuar golin e dytë. Ndeshja nis e bukur, me raste për vendësit, por Pino, Zylyftari dhe Ametlli nxitohen përpara portës mike. Duhej të vinte minuta e 32-të, që bilishtarë të kalonin në avantazh.
Sulmuesi Pino pengohet në mënyrë të parregullt nga mbrojtësit memaljotë në zonë dhe gjyqtari Zhuli akordon 11-metërsh. I saktë është kapiteni Zylyftari dhe 1-0. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol, portieri Xhelollari gabon në zonë, duke e çuar topin te pika e bardhë, ku gjuan fuqishëm Jaupi dhe 1-1. Me këtë rezultat skuadrat futen në dhomat e zhveshjes, ndërsa në pjesën e dytë bilishtarët janë më kërkues.
Ata sulmojnë fort, por portieri Merdani dhe mbrojtja e Memaliajt janë të pakalueshëm. Vetëm në minutën e dytë shtesë mbrojtësi Përe lëshon një predhë jashtë zonës dhe topi përfundon në rrjetë.
Goli elektrizon bilishtarët, ndërsa një minutë më pas, për një ndërhyrjeje të parregullt ndaj Xhogës, gjyqtari nxjerr me të verdhën e dytë Durajn. Një fitore e ngushtë, por me shumë vlera për Bilisht Sportin, që ngjitet në kuotën e 6 pikëve, me dy fitore dhe një humbje. Javën e ardhshme bilishtarët do të luajnë sërish në shtëpi, ku do të presin Albpetrolin.
Përmeti bën ndalesën e parë, barazim me Turbinën
Nga Roland Suli
Përmeti Turbina 1-1
Shënues: 35Hajredini , 44 XHafa .
Përmeti: Al.Fishta, Brahimaj, Mata, An.Fishta, Karalliu, Hajredini,
Xhepa, Çarçani, Vrenozi (Mihali 63), Shanaj (Tare 60), Gjoka.
Trajner: A. Lapaj.
Turbina: Gjergji, Zeneli, Miraka, Metaj, Koçi, Rrapushi (Duro 85), Kamami (Lamçe 91), Xhafa, Isaraj, Saliu (Durmishi 62), Basriu.
Trajner: E. Belshi.
Gjyqtarë: J.Mane, Ll.Qiriazi, A.Pelo (Ersekë)
Kartonë të verdhë: Xhepa, Gjoka, Zeneli, Basriu, Isarai, Hajredini
Karton i kuq: Gjergji
Për javen e tretë, në grupin e jugut u takuan dy kryesusit, Përmeti dhe Turbina, që kanë zhvilluar një takim mjaft të fortë dhe korrekt. Edhe pse Janë dhënë shumë kartonë, loja ka qenë brenda kufirit të fair-play-it. Përmeti rrezikon që në fillim me anë të Gjokës, por pa rezultat, Me kalimin e minutave rastet shtohen dhe në minutën e 35-të vjen goli.
Gjoka fiton një goditje dënimi, që e ekzekuton kapiteni Hajredini në mënyrë mjeshtërore dhe 1-0. Pas këtij goli duket se përmetarët doi ta kenë të lehtë, por miqtë nuk pajtohen me rezultatin dhe në fundin e pjesës së parë barazojnë. Isarai jep një top të gjatë për Xhafën, që godet jashtë zone dhe 1-1.
Pjesa e dytë luhet nën presionin e Përmetit, që kërkon me ngulm fitoren, por has në një mbrojtje të fortë. Edhe pse Turbina luan rreth 30 minuta me