E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana në krye, Partizani ndal Vllazninë

Kampionët në fuqi të Vllaznisë nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën e rrjetës, goli i Dritës i ka sjellë shkodranët me këmbë në tokë

Drita ndëshkon Vllazninë

Partizani Vllaznia 1-0

Partizani: Ndoj, Agalliu, Gjoni, Gjinaj, Lila, Zhezha, Faruku (Aliaj 60), Mina (Sulaj 65), Plloçi (Roshi 79), Drita, Musai. Trajner: G. Tomorri

Vllaznia: Harica, Ruqi, Hasaj, Gurisha, Pjeshka, Krymi, Borshi (Jakova 30), Dyça (Kozmai 54), Hasani (Mesi 60), Ramaj, Kabuni. Trajner: E. Çaku

Shënues: Drita 62

Kartonë të verdhë: Zhezha / Pjeshka

Gjyqtarë: Xh. Rada, H. Lisaku, A. Demiraku (Durrës)

Partizani fiton me Vllazninë në minutat fundit të takimit. Shkodranët, që kishin 4 fitore radhazi, ditën e shtunë u ndalën nga një gol i sulmuesit Drita dhe nga pritjet e shkëlqyera të portierit Ndoj. Pjesa e parë pati fragmente të bukura, ku të dyja skuadrat kërkuan golin, por nuk e gjetën. Ishin shkodranët ata që sulmonin më tepër, por kryeqytetasit ishin në gatishmëri për gjithçka. Në pjesën e dytë djemtë e të dyja skuadrave u futën në fushën e lojës më të freskët.

Loja vijonte e bukur dhe me sulme e kundërsulme nga të dyja palët, por Drita në të 62-tën minutë gjuan me mjeshtëri nga jashtë zone dhe shënon një gol inteligjence për pozicionin që ishte. Në minutat e tjera trajneri Tomorri kreu zëvendësimet e duhura dhe mbajti rezultatin të pandryshuar deri në sekondat e fundit, ndërsa shkodranët nuk mundën të shënonin, edhe pse patën disa raste.

Erjon HAMITAJ

 

Skuqet Korça, fiton Tirana

Skënderbeu – Tirana 0-3

Skënderbeu: Mali, Trëndafili, Thoma, Minaj (Kote 75′), Zyfi, Kupe (Vila 71), Hasanllari, Keco, Beshiri, Ivani (Liko 50), Muska. Trajner: G. Liçi

Tirana: Saraçi, Karameta, A.Sallaku, F.Llagami, Cake, Shyti (Jazaj 3, Gega 67), E.Sallaku, Haxhia, Kurti, Tabaku, H.Llagami. Trajner: L. Sengla

Shënues: E.Sallaku 34, 48, Kurti 38

Kartonë të verdhë: Zyfi (2) / H. Llagami (2), Karameta (2)

Kartonë të kuq: Zyfi, Vila / Karameta, H. Llagami

Gjyqtarë: F. Xhemalaj, E. Sinanaj, D. Muça (Elbasan)

Tre gola, 4 kartona të kuq, raste të shumta për shënim dhe gjithçka tjetër ka ndodhur dje në Korçë, mes Skënderbeut dhe Tiranës për paratërinj, teksa në fund bardheblutë kanë dalë me tre pikë. E. Sallaku dhe Kurti në 6 minutat e fundit të pjesës së parë shënojnë dy gola, ndërkohë që Zyfi për korçarët kishte minuta që kishte dalë me kartonin e kuq. Në pjesën e dytë u dhanë edhe tre të kuqe të tjera, ku për Tiranën, Karameta dhe Hanci Llagami.

E. Sallaku do të shënonte sërish në minutën e 48-të për miqtë, ndërkohë që në minutën në 66-të Trëndafili për vendasit humbet rastin më të pastër për të shënuar nga 11-metërshi, kur gjuan jashtë. Bie në sy loja e mirë e Tabakut të Tiranës në mesin e fushës. Në minutën e fundit, gjyqtari Xhemalaj do të ndëshkonte sërish vendasit me të kuqe, duke barazuar kartonat në 2-2. Gjithçka mbyllet me fitoren e merituar të djemve të Senglës. Leonard TREBICKA

 

Në Elbasan shkelet rregullorja!

Elbasani – Flamurtari 0-0

Elbasani: Balukja, Bërdufi, Kalallari, Turhani, Salla, Bullari, Luniku, Kotherja, Qemalli, Luta, Laze. (u aktivizuan: Tupi, Mukja, Debrova). Trajner: S. Dalipi

Flamurtari: Lekaj, Borakaj, Llanaj, Zeqaj, Dumani, Mina, Resulaj, Shenaj, Kondaj, Bregu, Mone (u aktivizuan: Aliaj, Kapaj, Nuredini). Trajner: A. Nini

Karton i verdhë: Salla 58

Karton i kuq: Llanaj

Gjyqtarë: K. Jashallari, E. Amolli, E. Demiraj (Pogradec)

Elbasani ende nuk po arrin të gjejë fitoren e parë pasi edhe këtë javë ka barazuar 0-0 me Flamurtarin. Miqtë nga Vlora janë paraqitur dukshëm më mirë, duke vënë disa herë në vështirësi vendasit dhe duke rrezikuar disa herë portën, por portieri Balukja ka qenë në një ditë të mirë dhe me pritjet e tij nuk ka lejuar prekjen e rrjetës.

Miqtë ishin akoma më kërkues, por nuk arritën dot të shënonin dhe të merrnin një barazim që nuk u bën punë asnjërave prej skuadrave, duke i lënë në po atë vend. Në fund të takimit stafi teknik e ka pasur me treshen e arbitrave, pasi kanë lejuar që ekipi vlonjat të kryente 4 zëvendësime, kur me rregulloren e re nga FSHF lejohen vetëm 3 të tilla. Elton KARAJ

 

Dinamovitët bëjnë poker

Dinamo Shkëndija Dr. 4-1

Dinamo: Rexha, Sulejmanaj, Medihoxha, Lazri, Hasanaj, Qilimi, Vaka, Muça, Meta, Shkupi, Kaloshi Trajner: Xh. Loshi

Shkëndija Dr: Pëllumbi, Kushta, Tanushi, Bajrami, Kola, Xhakoni, Mamuja, Malollari, Kllari, Vllahi, Milla Trajner: F. Kuçi

Shënues: Vaka 23` 70`, Qilimi 34` Shkupi 40` Shkupi / Vllahi 56`

Gjyqtarë: B. Ziri, E. Burgu, E. Veseli (Fushë-Krujë)

Fiton bindshëm Dinamo, 4-1. Djemtë e Lloshit e ndiejnë veten superiorë përballë lojtarëve të mjeshtërisë dursake. Caka hap serinë e golave në të 23-tën minute, ndërsa pas tij shënojnë Qilimi dhe Shkupi. Mbyllet pjesa e parë 3-0, ndërsa në të dytën miqtë zbresin në fushë me një formacion sulmues, ku gjejnë golin në të 56-tën me Vllahin. Kjo nuk mjafton për më tej. Është Vaka që u mohon gjithçka durrsakëve, duke shënuar në të 70-n minutë dhe kaq mjafton për të mbyllur me sukses këtë takim. Dinamo merr rrugë si fituese takim pas takimi, ndërsa Shkëndija duket se ka probleme në këtë sezon. Andi MATRAXHIU

 

 

Teuta shkatërron velipojakët  

TEUTA ADA 5-1

Teuta:  Tepshi, Maloku, Tema, Bejko, Keçi, Taullai, Ballgjini, Faja, Myrtezani, Thomai, Koçi. (u aktivizuan: Dardha, Perlleshi, Myrtollari). Trajner: L. Sejdini.

Ada: Hoxha, Kakini, Bala, Sheqi, O.Ura, Lami, M. Ura, Bushati, Zyle, Vjerdha, Fratia. (u aktivizuan: Dani, Gjergji, Hyseni). Trajner: S. Bizi.

Shënues: Bejko 26 (11-m), Faja 36, 55, Thomai 67, 78/ Zyle 14

Kartonë të verdhë: Keçi

Gjyqtarë: E. Çuni, K. Prenga, E. Perloshi (Laç)

Teuta fiton ndaj velipojakëve me dygolëshat e Fajës dhe Thomait, duke treguar supermacinë ndaj skuadrës kundërshtare. Sapo nis loja, miqtë nga Velipoja çuditërisht shënojnë të parët me Zulen në të 14-n minutë, duke dhënë përshtypjen e një takimi të vështirë. Bejko kundërpërgjigjet pak minuta më vonë me 11-metërsh. Faja ndëshkon velipojakët, duke shënuar golin e dytë dhe e çon skuadrën e tij me premisa fitoreje në dhomat e zhveshjes. Ne pjesën e dytë vijnë dhe tre gola të tjerë për djemtë e detit, ku është sërish Faja në të 55-tën minutë dhe dygolëshi i Thomait në minutat 67 dhe 78, që i çojnë në një fitore të merituar durrsakët. Dorian AGOLLI

 

Shkëndija shkëlqen ndaj Laçit

Laçi Shkëndija Tr. 2-5

Laçi: Ujka, Biba, Kërtulla, Martinaj, Meta, Bruka, Mihani, Lleshi, Dika, Ndoi, Dodaj

(u aktivizuan: Dërgjonaj, Mardhoqi).

Trajner: N. Tarazhi

Shkëndija Tr.: Spahiu, Thaçi, Lila, Teqja, Laçi, Dhuna, Lleshi, Tirana, Kondakçi, Nuri, Zela

(u aktivizuan: Ferhati, Biduli, Trebicka).

Trajner: K. Sterjo

Gjyqtarë: A. Bame, L. Dhiu, R. Hoxhaj (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Biba

Shënues: Dodaj 34, 38 (11-m)/ Kondakçi 5, Zela 20, 57, Nuri 62, Trebicka 65

Djemtë e mjeshtërisë nuk dinë të ndalen, ata korrin fitore edhe ndaj Laçit, në fushën këtyre të fundit. Në fakt, duhet theksuar që me marrëveshja ndeshja është luajtur në kompleksin e Kamzës. Kondakçi shkon i pari te porta e miqve dhe shënon golin e parë. Pas disa minutash Zela bën një dalje të bukur në sulm dhe shënon golin e dytë dhe 2-0 për Shkëndijën. Më pas janë miqtë që kontrollojnë lojën, duke shënuar në minu

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›