Luftëtari e Kukësi fotokopje 2-1, Lushnja i ndjek nga pas
Kategoria e parë ka mbyllur javën e 24-t, me përjashtim të ndeshjes Vlora-Ada që do të zhvillohet të hënën. Kjo javë nuk ka sjellë shumë surpriza, por Besa e ka pasur të ëvshtirë kalendarin, pasi luante në Gjirokastër. Luftëtari ka fituar 2-1 duke e ruajtuar diferencën me ndjekësit, ndërsa kavajësit për momentin ndërrojnë vendin me Lushnjën duke zbritur në vendin e katërt. Gjirokastritët e kanë nisur vrullshëm takimin, pasi për 18 minuta shënojnë dy gola me Norën në minutën e 11-të dhe Mersinin në të 18-ën. Kavajësit nuk dorëzohen dhe në minutën e 42-të gjejnë golin me Mihanin. Pjesa e dytë ka qenë e tensionuar, ku nuk kanë munguar edhe ndërhyrjet e rënda, gjithsesi gjithçka mbyllet 2-1. Kukësi ndonëse luante në transfertë ka arritur të marrë një tripikësh konfirmimi në Mamuras, duke fituar 2-1. Golat kanë ardhur në pjesën e dytë, ku në minutën e 70-të Thana realizon me penallti, në të 83-ën veterani Xhetani dyfishon dhe në të 87-ën Baçi shënon golin e nderit për vendasit. Luftëtari është i pari me 56 pikë dhe Kukësi ndiek me 53. Lushnja ka bërë detyrën e shtëpisë me Burrelin duke fituar 2-0. I zakonëshmi Caka shënon që në fillim duke u sjellë qetësinë lushnjarëve. Në minutën e 37-të Xhafa realizon golin e sigurisë për Lushnjen që me këtë fitore shkon në kuotën e 50 pikëve, ndërsa kavajësit mbten pas tyre me 48 pikë.Besëlidhja ka fituar 2-1 me Ilirinë duke qenë të sigurtë në vendin e pesët me 45 pikë. Himara ka marrë një fitore shpresë në fushën e saj, pasi ka mundur 2-0 Gramozin, ndërsa Skrapari ndonëse luante në fushën e saj ka barazuar 0-0 me Gramshin. Elbasani ka zhgënjyer në shtëpi, pasi ka barazuar 0-0 me Butrintin
Java e 24-t, Kategoria e Parë
LUFTETARI BESA 2-1
Shënues: Nora 11′, Mersini 18′ / Mihani 42′
LUSHNJA BURRELI 2-0
Shënues: Canka 1, Xhafa 37′
ELBASANI BUTRINTI 0-0
BESELIDHJA ILIRIA 2-1
Shënues: Miliç 34′, Gjorgjeviç 72′ / Ziri 90′
SKRAPARI GRAMSHI 0-0
HIMARA GRAMOZI 2-0
Shënues:Xhunior 10′, Skenderaj 72′
MAMURRASI KUKESI 1-2
Shënues: Baci 87′ (11-m) / Thana 70′ (11-m), Xhetani 83′
E hënë / 09.04.2012
VLORA-ADA