Grupi B: Bilisht Sporti merr kryesimin, afrohet Naftëtari
Trafik ekipesh në kreun e tabelës, në pritje te kryendeshjes mes Partizanit dhe Turbinës
Rezultatet e javës së 10-të
Dje
BILISHT SPORT DELVINA 3-1
ALBPETROL DOMOSDOVA 2-0
NAFTETARI TEPELENA 2-0
PERMETI SOPOTI 1-0
MEMALIAJ KELCYRA 0-0
Sot
PARTIZANI – TURBINA
Renditja
1.Bilisht S. 19 6 1 3 16-10
2.Partizani 18 5 3 1 10-4
3.Turbina 17 5 2 2 15-10
4.Naftëtari 17 5 2 3 16-6
5.Tepelena 16 5 1 4 12-9
6.Përmeti 15 4 3 3 12-10
7.Albpetrol 15 4 3 3 11-10
8.Sopoti 12 3 3 4 9-9
9.Memaliaj 11 3 2 5 8-12
10.Domosdova 10 3 1 6 8-15
11.Këlcyra 8 2 2 6 6-20
12.Delvina 7 2 1 7 8-17
Java e 11-të (11.12.2011)
TEPELENA PERMETI
DOMOSDOVA – NAFTETARI
DELVINA – ALBPETROL
TURBINA – BILISHT SPORT
KELCYRA – PARTIZANI
SOPOTI – MEMALIAJ
Bilishtarët mundin Delvinën, e gdhijnë kryesues
Nga Leonard Trebicka
Bilisht Sport Delvina 3-1
Shënues: Ametlli 1, Rushi 12, 31 / Muço 72
Bilisht Sport: Xhelollari, Përe, Avxhia, Tirana, Xhixha, Xhoga, Zylyftari (Bejleri 88), Pino, Gjoni (Topuzi 81), Ametlli, Rushi (Marku 68). Trajner: T.Meraku.
Delvina: Çallari (Mujo 70), Selfo, Baçi, Hakarepi, Camo, Kasemi, Nasi, Braçulla, Hamiti (Muço 60), Myftari, Mehmeti. Trajner: A.Guga.
Gjyqtarë: E.Demiraj, A.Mema, V.Tola (Pogradec)
Bilishtarët për 24 orë do të jenë në krye të grupit të jugut, në pritje të ndeshjes Partizani-Turbina, që do të luhet sot. Një fitore të lehtë kanë arritur bilishtarët në fushën e tyre ndaj Delvinës. Ndeshja ka nisur në mënyrën më të mirë për Bilisht Sportin, pasi që në minutën e parë ka kaluar në avantazh. Tirana kroson saktë në zonë dhe Ametlli me kokë e dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 12-të do të vinte edhe goli i dytë. Këtë herë është Ametlli që shërben për Rushin, i cili po me kokë nuk fal dhe i çon shifrat 2-0.
Bilishtarët nuk ndalen dhe duket se është rregull që golat të shënohen me kokë. Në minutën e 31-të Pino pason për Rushin, i cili shënon golin e 3-të dhe të dytin personal. Rezultati është administruar mirë në pjesën e dytë, ndërkohë që vendasit mund të kishin shënuar edhe golin e 4-t, por portieri Xhelollari humbet një 11-metërsh.
Më pas, pas një rrëmuje në zonë, Muço përfiton dhe gjen rrjetën, duke shënuar golin e nderit për Delvinën. Kjo është fitorja e 6-të në po kaq ndeshje të luajtura në shtëpi nga Bilisht Sporti, që sot pret përfundimin e ndeshjes Partizani-Turbina, duke shpresuar ta mbajë kreun grupit të jugut.
Albpetroli, nga një gol për çdo pjesë Domosdovës
Nga Ferdinand Gurguri
Albpetrol Domosdova 2-0
Shënues: Hysenshahaj 12, Bratja 50
Albpetroli: Hazizi, Faslliaj, Nako, A.Arapi, Mbyeti, K.Arapi, Prifti, Mici, Bratja (Tafa 78), Hysenshahaj, Goxhaj. Trajner: A.Ymeri.
Domosdova: Asamemi, Shuli, Lleshi, Kreka, Allko, Polisi, Duka, Bozha, Nezha, Çaushi, Telollari. Trajner: C.Rira.
Gjyqtarë: S.Greca, E.Prifti, M.Qose (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Goxhaj, Kreka
Një Albpetrol i këndshëm është parë në ndeshjen me Domosdovën. Ekipi patosarak ka luajtur më kujdes dhe, falë golave të shënuar nga Hysenshahaj dhe Bratja, ka marrë 3 pikët. Albpetroli ka luajtur në sulm gjatë gjithë 90-minutëshit, por ka realizuar vetëm dy herë, pasi lojtarët e tij janë nxituar shpesh në momentin final. Domosdova ka menduar më shumë për mbrojtjen, ndërsa portieri i saj, Asamemi, mund të thuhet pa frikë se ka qenë njeriu i ndeshjes.
Epërsia e patosarakëve është konkretizuar në minutën e 12-të nga Hysenshahaj. Ka provuar edhe ekipi mik të bëjë diçka me anë të ndonjë kundërsulmi, por nuk ka mundur ta rrezikojë në portën e Hazizit. Edhe në pjesën e dytë ka vazhduar loja sulmuese e Albpetrolit, që pas 5 minutash ka dyfishuar, me anë të Bratjes.
Pasi ka pësuar golin e dytë, Domosdova ka reguar dhe ka krijuar disa raste shënimi, por pa mundur ta dërgojë topin në rrjetë. Ka qenë një ndeshje e bukur, që ka sjellë emocione për të pranishmit, ndërsa skuadra patosarake e ka merituar plotësisht fitoren, që e ngjit në kuotën e 15 pikëve një javë para mbylljes së fazës së parë.
Dygolëshi i Lilës afron Naftëtarin me kreun
Nga Arben Çepani
Naftëtari Tepelena 2-0
Shënues: Lila 18′ (11-metërsh), 25′
Naftëtari: Kora, Gucaj, Tabaku (Dashi 65′), Baku (Alushi 75′), Molla (Zylyftari 25′), Koni, Koroveshi, Memishaj, Kajo, Balluku, Lila.
Trajner: B.Fraholli.
Tepelena: Isaraj, Sako, Qorri (Mere 74′), Iliadhi, Çunaj (Kasneci 73′), R.Gaba, Brahimi, Abazi, Çobaj, Muho, Xhafa. Trajner: I.Selimi.
Gjyqtarë: E.Dyrmishi, F.Mata, A.Nase (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Lila, Zylyftari, Sako
Fitore bindëse e Naftëtarit, që, përveç golave, ka humbur edhe raste të shumta për shënim. Ekipi kuçovar e ka kërkuar fitoren që në fillim, por kanë qenë miqtë ata që kanë rrezikuar të parët në portën e Korës, i cili e ka neutralizuar momentin e vështirë. Është një nga rastet e pakta për miqtë për këtë ndeshje, sepse Naftëtari krijin volum loje dhe raste pa fund, por është mjaftuar me 2 gola. Të dy golat i ka shënuar sulmuesi Redon Lila. I pari ka ardhur në minutën e 18-të me 11-metërshin e fituar nga Molla.
Pas 7 minutash ka ardhur edhe goli i dytë, por këtë herë me kokë. Pas avantazhit të dyfishtë vendësit kanë kërkuar gola të tjerë. I sapofuturi në lojë, Zylyftari, ka qenë pranë golit të tretë. Në pjesën e dytë Naftëtari është dukur i kënaqur me rezultatin dhe ka bërë pak përpjekje për të shënuar.
Duhet thënë se ekipi mik i Tepelenës nuk është pajtuar në asnjë moment me rezultatin. Tepelenasit e drejtuar nga Ilir Selimi janë shfaq një ekip pretendent, pavarësisht humbjes. Nuk ka munguar mbështetja e fuqishme e sportdashësve kuçovarë, të cilët mbetën të kënaqur me lojën dhe fitoren e skuadrës së zemrës.
Memaliaj në krizë të plotë, barazim me Këlcyrën
Nga Roland Suli
Memaliaj Këlcyra 0-0
Memaliaj: Myrtaj, Muçi, Duraj, Gega, Llace, Hima, Çaushi (Shehu 75), Bilaj (Mirani 55), Alushi, Mitre, Tata. Trajner: A.Zhupa.
Këlcyra: Konini, Kule, Spahiu, Lame, XHani, Shele. Plugu, Kuro, Sadikaj (Hadaj 90), E.Kamberaj, K.Kamberaj (Metko 80).
Trajner: R.Spahiu.
Gjyqtarë: E,Omeri, Sh.Cicaj, B.Cicaj (Sarandë)
Kartonë të verdhë: Xhani, Plugu, Hima, E.Kamberaj (2)
Karton i kuq: E.Kamberaj
Takimi Me