Grupi B, ndeshjet rrezikohen nga tifozët "hooligans"
Ndeshja e sotme ndërmjet Gjermanisë dhe Kroacisë në Klagenfurt është klasifikuar si sfidë me rrezikshmëri të lartë nga forcat e sigurisë në "Euro 2008". Përfundimi ka ardhur nga një konsulent i policisë austriake, që ka pohuar se edhe në përballjen tjetër të Grupit B, aty ku Polonia luan me Austrinë, ka rrezik nga "hooliganët" e futbollit. Vëmendja e forcave të rendit është e përqendruar me të drejtë në këtë grup, pasi në ditën e dytë të aktivitetit janë arrestuar 157 tifozë (pjesa më e madhe e të cilëve gjermanë). "Gjermani-Kroaci cilësohet si një përballje me rrezikshmëri të lartë. Edhe përballja tjetër, Poloni-Austri pritet të jetë mjaft e vështirë për t‘u menaxhuar", tha eksperti i huliganëve, Harald Math. "Ky është grupi me rrezikshmërinë më të lartë, pra aty ekzistojnë gjasat më të mëdha që të ketë konflikte ndërmjet tifozerive të ndryshme, apo edhe përplasje me forcat e rendit". Dita e diel tregoi se policia është përgatitur mirë për t‘u përballur me tifozët problematikë dhe se bashkëpunimi me ekspertët e huliganëve nga shtetet e tjera, pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian, po jep rezultatet e pritura. "Në ndeshjen që Gjermania luajti me Poloninë në Klagenfurt, u duk fare qartë që policia gjermane i njihte shumë mirë tifozët e vendit të saj. Ata vepruan në kohën e duhur, duke evituar që situata të përkeqësohej", shtoi Math. Gjatë fundjavës së kaluar, në Klagenfurt ishin në detyrë afro 3 mijë policë, 400 prej të cilëve ishin oficerë gjermanë.
Ekspertët e huliganëve i klasifikojnë tifozët në tre kategori. Të parët janë të ashtuquajturit "A fans", të cilët thjesht shijojnë lojën dhe përbëjnë 80-90 për qind të tifozëve. Kategoria e dytë është emëruar "B fans", të cilët numërojnë rreth 10 për qind të mbështetësve. Ata mund të shndërrohen në tifozë të dhunshëm në momentin kur e kanë tepruar me konsumimin e alkoolit, ose kur skuadra e tyre e zemrës humbet. I fundit është klasifikimi "C fans", që përbën grupimin më të vogël, por njëkohësisht edhe më të rrezikshëm: ata e shfrytëzojnë futbollin si një mundësi për të ushtruar dhunë. "Shpeshherë huliganët kanë bekgraund të keq familjar, duke qenë të ekspozuar ndaj dhunës. Aty këta tifozë të dhunshëm kanë mësuar se konfliktet zgjidhen vetëm me dhunë", tha në përfundim Math. "Pjesa më e madhe e tyre janë persona që tentojnë të shpenzojnë energjitë e tyre nëpër konflikte me tifozeri kundërshtare apo me policinë. Megjithatë, tifozët e vërtetë nuk kanë arsye përse të tremben: huliganët janë në kërkim të grupeve të tjera huligane, me të cilët të përplasen. Gjëja më e zgjuar për ata që dëshirojnë vërtet të ndjekin ndeshjet e "Euro 2008" është të qëndrojnë larg grupeve të rrezikshme, apo grupeve që janë nën ndikim të fortë të alkoolit".