Grupi Bankar i Pireut, fitim 128 milionë euro
Kushtet e ekonomisë globale mbeten të vështira, por gjithsesi me sinjale të forta përmirësimi dhe stabilizimi të tregjeve ndërkombëtare për gjysmën e dytë të vitit 2009. Sipas kryetarit të Bordit të Drejtorëve, Michalis Sallas, "Piraeus Group" i ka hartuar politikat e tij në mënyrë të tillë që të forcojë bilancin e grupit dhe të përmirësojë rezultatet e tij. "Likuiditeti i grupit ka mbërritur thuajse në nivele historike, kreditë e këqija janë rritur vetëm me 4.5% në shkallë të ngadalësuar këtë gjashtëmujor, niveli i mjaftueshmërisë së kapitalit është përmirësuar me një total prej 11.2% dhe raporti i kapitalit bazë (Tier I) doli në nivelin e 7.9%, kurse shpenzimet operacionale i janë përmbajtur nivelit të 1%", deklaroi Sallas.
Fitimi neto i grupit ka shënuar një zbritje me 55% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar, por me një rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2009, me 48%.
"Këto zhvillime na lejojnë krijimin e një ambienti optimist të përmbajtur dhe na lejojnë që së bashku me një menaxhim të mirë dhe eficient të kombinuar me cilësinë e aseteve të shfrytëzojmë mundësitë prej një pozicioni më të fortë në të ardhmen", shtoi Sallas. "Grupi Bankar i Pireut" bën me dije se fitimi para taksës dhe provigjionet shënuan 368 milionë euro, totali i aseteve shënon shifrën e 54 miliardë eurove, kurse kreditë e këqija (>180 ditë) janë 2.3% dhe të mbuluar me provigjione 92%, të gjitha këto të realizuara në gjashtëmujorin e parë të 2009-s.
"Tirana Bank"
"Tirana Bank" ka vazhduar gjithashtu përmirësimin e rezultateve të saj gjatë gjysmës së parë të vitit 2009, duke treguar sërish pozicionin e saj të fortë dhe stabilitet në tregun shqiptar. Fitimi para taksës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2009 shënon 2.7 milionë euro, kurse shpenzimet për provigjione janë 30% më të larta të krahasuara me të njëjtën periudhë një vit më parë, duke kapur shumën e 3.02 milionë eurove.