Tatimet, çdo dite nga nje denoncim
Duket se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet njoftimeve të shumta, ka arritur të ndërgjegjësojë biznesin, se për shkeljet e konstatuara duhet denoncuar. Apeli i drejtorit të Përgjithshëm vlente edhe për punonjësit e administratës tatimore, të cilët për raste të shkeljes së ligjit nga kolegët e tyre, duhet të njoftonin strukturat e posaçme të hetimit. Publikimi i "numrit jeshil" u bë për herë të parë më 10 korrik, bashkë me adresën e e-mail-it dhe deri më datë 25 gusht (dy ditë më parë) kanë mbërritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, DPT, denoncime për 58 raste të shkeljes apo abuzime tatimore. Burime zyrtare të DPT-së thonë për "Shqip" se pjesa dërrmuese e shkeljeve ka ardhur nga biznesi i vogël, ndërsa për punonjësit e administratës tatimore nuk ka pasur asnjë denoncim.
Hetimi tatimor
Periudha e zhvillimit të zgjedhjeve dhe situata me arkëtimet kanë shtyrë drejtorin e Përgjithshëm, Artur Papajani, që të ndërmarrë një sërë iniciativash në drejtim të ngritjes së administratës dhe punës efikase. Një nga reformat ishte krijimi i Zyrës së Denoncimeve nga Publiku, duke u dhënë mundësi individëve të ndryshëm që të ofronin informacion mbi rastet abuzive, të evazionit fiskal dhe korrupsionit nga subjekte tatimpagues apo edhe punonjës të administratës tatimore. Për këtë qëllim, në dispozicion të publikut është vënë numri falas 0800 1414, si dhe adresa e e-mail-it: denoncime@tatime.gov.al. Këto mënyra kontakti ofrojnë dhënien e informacionit duke ruajtur anonimatin", sqaron zyra e shtypit në drejtori. Sipas Zyrës së Denoncimeve nga Publiku, nga 58 denoncimet nuk ka pasur asnjë rast mbi akte korruptive të punonjësve të administratës tatimore.
Rastet e denoncuara
Nga këto 58 raste janë verifikuar dhe kontrolluar më shumë se 70 për qind e tyre, ndërsa pjesa tjetër është në proces verifikimi. "Nga verifikimi dhe kontrolli i ushtruar në subjektet e denoncuara, nga sektorët përkatës të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme, kanë rezultuar të vërteta 63 për qind e rasteve (25 denoncime), në të cilat janë konstatuar shkelje të ligjit", thekson zyrtarisht DPT-ja. Për rastet me shkelje ka nisur puna për zbatimin e penaliteteve përkatëse bazuar në legjislacionin tatimor në fuqi.
Letra e kreut të Tatimeve
Tri javë më parë, drejtori i Përgjithshëm, Artur Pajani, i dërgoi një letër administratës tatimore, me qëllim rritjen e efikasitet në punë dhe denoncimin e rasteve korruptive nga biznesi. Shqetësimi i Papajanit lidhej edhe me punonjësit e tij, të cilët jo pak herë përfliten për shkelje të ligjit. "Ne jemi të ndërgjegjshëm se disa nga kolegët tanë e kanë keqpërdorur detyrën dhe autoritetin që u jep ligji dhe e kanë dëmtuar besimin publik ndaj pjesës tjetër të stafit dhe ndaj administratës në tërësi", citonte një pjesë e letrës.
Tatimet shpërngulen te Hipoteka
Pas tri vitesh përpjekje dhe vendimesh të vazhdueshme për shpërngulje, administrata tatimore zhvendoset në ambiente të reja. DPT-ja njoftonte të gjithë tatimpaguesit e regjistruar pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë (biznesi i madh dhe i vogël), se kjo drejtori është transferuar nga zyrat aktuale (te liqeni dhe 21 Dhjetori) në zyrat e reja, te godina e Hipotekës. Njoftimi është bërë publik këto ditë dhe ka nisur të zbatohet. Pozicionimi pranë njëra-tjetrës i dy drejtorive lehtëson punën për bizneset.
Pagat e reja për administratën tatimore
Më në fund, administrata tatimore do të marrë shtesat mbi pagë, miratuar nga qeveria katër muaj më parë. Vendimi hyri dje në fuqi në Fletoren Zyrtare, dhe i shtrin efektet nga data 1 maj, sikurse u veprua me administratën shtetërore, e cila përfitoi rritje page. Sipas vendimit të qeverisë, shtesa vjetore për vjetërsi pune mbi pagë do të jetë 2 për qind, kurse shtesat për kushtet e punës janë vendosur në varësi të pozicionit. Kreu i Tatimeve do të marrë pagë bruto 105 mijë lekë, si dhe 20 mijë lekë shtesë për kushtet e punës. Zëvendësdrejtorët e përgjithshëm do të kenë 88 mijë lekë pagë mujore, dhe 15 mijë lekë shtesa.
Sa i takon pozicionit drejtor drejtorie në administratën qendrore dhe krerëve nëpër rrethe, pagat e reja do të jenë 69 mijë lekë dhe 15 mijë lekë shtesë. Më tej, vendimi qartëson se të gjithë përgjegjësit, shefat e sektorit që punojnë në Drejtorinë e Përgjithshme dhe drejtorët e drejtorive nëpër rajone, do të marrin pagë 52 mijë lekë në muaj, duke nisur nga shtatori.
Për inspektorët e rangut të dytë, specialistët në Drejtorinë e Përgjithshme, inspektorët e Hetimit, do të kenë rrogë 41 mijë lekë në muaj dhe shtesë 12 mijë lekë. Në këto pozicione e ushtrojnë profesionin gati gjysma e administratës tatimore. Referuar pozicionit, punonjësit e kategorisë nëninspektor, me 27 mijë lekë në muaj dhe shtesë për kushtet e punës 10 mijë lekë. Të renditur në kategorinë IV a dhe b, sekretarët e Drejtorisë së Përgjithshme dhe të drejtorive në rrethe do të marrin paga të reja, përkatësisht 31 mijë dhe 23 mijë lekë në muaj, si dhe 5 mijë lekë secilit për kushtet ku operojnë.
Administrata tatimore është përfshirë edhe këtë vit në një reformë të vërtetë, ku mendohet se janë punësuar të paktën 200 vetë, në një kohë kur vitin e kaluar u larguan nga puna mbi 300 vetë.