E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët: Tani duhet të tërhiqet likuiditeti

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean Claude Trichet, deklaroi së fundmi se suksesi i gjallërimit të ekonomisë dhe shmangies së rritjes së çmimeve kërkon tërheqje me hapa të shpejtë të likuiditetit të tepërt të injektuar në tregjet e vendeve të ndryshme gjatë kohës së krizës në formën e stimulit fiskal apo monetar. Edhe shumë ekonomistë të tjerë kanë paralajmëruar se miliardat e hedhura nga qeveritë për të nxitur konsumin, do të mund të kthehen në inflacion në rast se nuk ritërhiqen nga tregu nga ana e qeverive, sapo situata të përmirësohet. Stimujt fiskalë dhe monetarë kanë shkaktuar rritje të shpejtë të parasë në qarkullim në shumë vende. Në Britani, baza monetare, e cila përfshin paranë fizike në monedhë e kartëmonedhë, u rrit me 60 për qind, ndërsa në SHBA borxhi publik po blihet duke përdorur qindra miliardë dollarë kartëmonedha të prera së fundmi.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›