Tendenca ekonomike e Maqedonisë, "katastrofike"
Prodhimi industrial në Maqedoni vijoi të zhytej në vështirësi gjithnjë e më të mëdha gjatë korrikut, bëri të ditur Zyra Shtetërore e Statistikave. Një rënie rekord e prodhimit me 20 për qind u shënua për sektorin e industrisë në korrik, krahasuar me korrikun 2008. Prodhimi industrial në këtë vend ka shënuar rënie për muajin e dhjetë radhazi. Industria e metaleve të Maqedonisë, e cila është edhe më e rëndësishmja e këtij vendi, shënoi rënie të prodhimit me 63 për qind, pasuar nga rënia e prodhimit të tekstileve me 36 për qind dhe nxjerrja e mineralit të hekurit me 24 për qind.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ekonomia e Maqedonisë u kontraktua me 13 për qind. "Këto tendenca janë katastrofike dhe efektet e tyre do të shihen më vonë", ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, deklaroi për gazetën vendase "Vesnik".
Ndërsa kompanitë po kërkojnë vazhdimisht ndihmë shtetërore, kreditë e lira po vonohen kryesisht për shkaqe burokratike. Shkupi u detyrua këtë vit të shkurtojë shpenzimet me 9 për qind disa muaj më parë dhe po përgatitet për shkurtime të mëtejshme për pjesën e mbetur të vitit.