Pele duhet të shkojë në muze

Diego Maradona ka kritikuar legjendën e Brazilit, Pele, dhe i ka sugjeruar atij që të shkojë “në muze”.
Ish ylli kontrovers i Argjentinës ka bërë një numër të madh të deklaratave thumbuese qëkurse ka marrë detyrën e tij si selektor.
Si Pele ashtu edhe presidenti i UEFA-s, Michel Platini, i kanë vënë në dyshim aftësitë e tij, kurse idhulli brazilian ka thënë se ai është aty vetëm sa për të fituar para.
“Pele duhet të shkojë në muze dhe të rrijë aty. Sa për Platini, ai është francez dhe ne të gjithë e dimë si janë francezët. Kjo është një gjë sikurse ata të thonë ‘tung’ apo ‘ditën e mirë’,” tha Maradona gjatë një konference për shtyp.
Maradona ka bërë edhe komentet e tij të para për lojtarët e tjerë, të cilët i cilëson prapë si lojtarë shumë të vegjël para Messis.
“Podolski, Maicon janë diku afër 40 përqindëshit të Messi. Ai ka nevojë të luajë sikurse kundër Nigerisë, të tregojë lidership dhe karizëm. Ai nuk ka mundur ta bëjë këtë me ne. Por, do luajë si vrasës kundër Koresë ashtu si bëri të shtunën”.