E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gërdeci", nuk u pyet Shtabi i Ushtrisë për fabrikën

Ai dëshmoi në seancë se për ngritjen e fabrikës së demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës nuk ishte marrë mendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Sipas dëshmitarit, Shtabi i Përgjithshëm ishte anashkaluar nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me vendimmarrjen për ngritjen e ish-fabrikës së demontimit në Gërdec.

Zgjedhja e fshatit Gërdec të Tiranës për ngritjen e kësaj fabrike, pretendohet nga hetuesit e çështjes si një zgjedhje e papërshtatshme, pasi nuk plotësonte kriteret për këto fabrika, për më tepër, në një zonë të populluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›