Grupi Veriu, Luzi, “rrodhe” Mamurrasit

Luzi 2008 triumfoi 2-0 në supersfidën e me Tërbunin e Pukës, në ndeshjen e vleffshme për javën e 22-të të Kategorisë së Dytë, Grupi i Veriut. Golat për Luzin mbajnë firmat e Krasniqit 60’ dhe Pashës 80’ (me penallti). Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga dhjetë lojtarë: Gega për Luzin dhe Mehja për Tërbunin u ndëshkuan me kartonë të kuq. Luzi ka kapur vendin e dytë, me një pikë më shumë, por pukjanët kanë një ndeshje më pak.
Iliria e Fushë Krujës fitoi 1-0 me Sukthin, falë një goli të ralizuar nga Indrit Gjokeja në minutën e 65-të. Ziri i Ilirisë u ndëshkua me karton të kuq.
Po me rezultatin 1-0 fitoi edhe Naftëtari i Kuçovës me Egnatian e Rrogozhinës. Golin me vlerë tri pikë e shënoi Bako (15’).
Olimpiku i Tiranës fitoi 2-0 me Veleçikun e Koplikut. Dy golat për skuadrën e Arben Milorit mbajnë firmat e Males: 4’ dhe 31’.
Barazim 1-1 midis Clirimi të Fierit dhe Erzenit të Shijakut: Kaja (20’) për Clirimin dhe Deliallisi (70’) për Erzenin.
Përparimi i Kukësit fitoi 2-0 në tavolinë takimin me Korabin e Peshkopisë (të përjashtuar).
KATEGORIA E DYTË
GRUPI I VERIUT
JAVA 22, 18 prill 2010
Përparimi-Korabi 2-0 (në tavolinë)
Luzi 2008-Tërbuni 2-0
Iliria-Sukthi 1-0
Naftëtari-Egnatia 1-0
Olimpiku-Veleçiku 2-0
Fieri-Erzeni 1-1
Mamurrasi pushim
RENDTIJA
1. Mamurrasi 49
2. Luzi 2008 43
3. Tërbuni 42
4. Erzeni 38
5. Veleçiku 32
6. Iliria 32
7. Olimpiku 22
8. Sukthi 21
9. Naftëtari 21
10. Përparimi 20
11. Egnatia 18
12. Korabi 16
13. Clirimi 7
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene, 19 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili