E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi PS: Kundërvotimit të hapur përdekretet e Presidentit

TIRANE- Grupi parlamentar socialist është shprehur kundër vendimit për ndryshimin e rregullores së Kuvendit të propozuar nga deputetë të maxhorancës. Gjatë mbledhjes së sotme, grupi i PS mori vendimin kundër ndryshimit të rregullores.

Deputetët e opozitës pritet të japin votat kundër në votimin për rregulloren e re që ka të bëjë ndryshime në procesin e votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, por edhe të institucioneve të tjera.

“Grupi socialist vlerësoi se këto ndryshime të ndërmarra në mënyrë të njëanëshme bien ndesh me praktikat më të mira parlamentare europiane të rregulloreve të funksionimit të parlamenteve. Gjithashtu deputetët socialistë e konsiderojnë këtë akt të mazhorancës një hap më shumë për thellimin e krizës politike drejt institucioneve kushtetuese, duke cënuar rëndë drejpërsërdrejti pavarësinë e tyre.Grupi parlamentar i Partisë Socialiste e konsideron këtë veprim të papranueshëm” thuhet nw njoftimin e PS, shpwrndarw pwr mediat.

PS ka kundërshtuar votimin e hapur në parlament duke e konsideruar si tentativë për të eleminuar votën e fshehtë në Kuvend ndërsa mazhoranca pretendon se një votim i tillë do të sherbëjë për transaprencën e legjislativit.
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kuvend, amendimi i rregullores diskutohet nesër në seancë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›