E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, amendimii rregullores diskutohetnesër në seancë

TIRANë- Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për mënyrën e shqyrtimit dhe votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës do të shqyrtohen nesër në seancën plenare të radhës.
Paketa për amendimin e dokumentit që rregullon jetën parlamentare, e propozuar nga deputetë të maxhorancës, parashikon votimin e hapur të dekreteve të Presidentit, ndryshe nga sa është bërë deri tani, kur votimi i tyre bëhej me kuti, ose i fshehtë me elektronikë.
Amendimi i rregullores parashikon gjithashtu ndryshimin e afateve kohore të shqyrtimit dhe votimit të dekreteve presidencialë në Kuvend, nga tri javë që është aktualisht, në tetë javë.
Ky ndryshim synon të mundësojë një seancë dëgjimore më të plotë dhe më cilësore me kandidatët për postet në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, para se dekretet të përcillen në Kuvend.

Përgjatë pesë mbledhjeve të zhvilluara javët e fundit nga Këshilli i Rregullores, maxhoranca dhe opozita janë pozicionuar në qëndrime të kundërta për këto ndryshime, pa mundur të gjejnë gjuhën e mirëkuptimit për ndryshimet e propozuara.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›