E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Parë, fitojnë Lushnja, Elbasani dhe Kamza

www.albania-sport.com - Partizani hodhi një hap të gabuar në javën e 26-të të Kategorisë së Parë, teksa humbi thellësisht 4-0 me Lushnjën në transfertë, ndërkohë që Elbasani dhe Kamza fituan respektivisht 3-0 dhe 2-0 me Burrelin e Skraparin.

Elbasani fitoi 3-0 me Burrelin në “Ruzhdi Bizhuta”, në një ndeshje ku miqtë luajtën me fanellat e dhëna “hua” nga elbasanllinjtë. Ndeshja u mbyll qysh në pjesën e parë: Ramazani 12’, Raboshta 34’ dhe Endri Dalipi 44’.

Lushnja shkatërroi 4-0 Partizanin në “Roza Haxhiu”: Bizhyti (10’ e 92’) dhe Pepa (65’ e 93’) ishin dhe autorët e golave të “pokerit” lushnjar. Partizani humbi vendi e katërt në renditje.

Kamza bëri detyrën ndaj Skraparit, duke fituar 2-0: Klevis Dalipi 21’ dhe Misaraj 90, duke kapur vendin e katërt me dy pikë më shumë se Partizani.

Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 26-të Kategorisë së Parë kryeson Bylis me 63 pikë, Elbasani 52, Lushnja 51, Kamza 50, Partizani 48, etj.

Në javën e 27-të, tri rivalet për vendet 3-4, Lushnja, Partizani dhe Kamza kanë këtë kalendar: Bylis-Lushnja, Partizani-Memaliaj dhe Sopoti-Kamza.

RENDITJA
1. Bylis 63
2. Elbasani 52
3. Lushnja 51
4. Kamza 50
5. Partizani 48
6. Ada 42
7. Pogradeci 42
8. Luftetari 33
9. Beslidhja 31
10. Burreli 29
11. BilishtSport 28
12. Gramshi 25
13. Turbina 24
14. Skrapari 24
15. Memaliaj 20
16. Sopoti 18

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 19 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›