E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS: Greva, vazhdim pa afat

Denis Dedej
Grupi parlamentar Socialist vendosi dje vijimin e greves se urise, deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Ne mbledhjen e cila zgjati perreth 2 ore, prane ambienteve ku jane te ngujuar grevistet, ka pasur diskutime te ndryshme rreth vijes politike qe do te ndiqet per arritjen e objektivit te kauzes socialiste. Nderkaq, mesohet se do te kete protesta ne te gjitha rrethet. Per sa i perket greves se urise, deputetet e Grupit parlamentar Socialist qe nuk jane futur ne te, kane shprehur gatishmerine e tyre per t'u futur ne greve ne rast se gjykohet e arsyeshme. Ne lidhje me vendimin e grupit socialist ka pasur edhe nje deklarate te deputetes se PS, Mimi Kodheli, e cila theksoi se vendimi i marre ka qene per vazhdimin e greves deri ne plotesimin e kerkesave te tyre legjitime. Ajo solli ne vemendje se PS, si nje force serioze ne kete vend, ka hedhur ne tavoline me shume se sa njehere te gjitha alternativat e saj. "Mendoj se ishte nje moment tjeter i rendesishem, dolem nga mbledhja e grupit parlamentar, me te vendosur se kurre per t'i shkuar deri ne fund nje transparence, e cila jo vetem nuk po behet, por nje transparence e cila duket sikur eshte harruar nga qeveria dhe nga kryeministri", beri te ditur vendimin e grupit socialist, Kodheli. E pyetur mbi percaktimin e modaliteteve dhe afateve per protestat, ajo tha se pershkallezimi do te kete te njejten natyre qe eshte pare ne keto dy jave. Zyrtarja e larte socialiste konfirmoi se deputetet kane paraqitur te gjithe kerkesen dhe deshiren e mire per te zevendesuar koleget e tyre. Por, sic thote ajo, kjo eshte nje gje per t'u vendosur ne vazhdim, eshte pjese e nje taktike politike qe PS do te perdore. "Gjithsesi ne mendojme se edhe njehere kemi kthyer nje pergjigje pozitive tentativave qe jane bere, jo nga ana e PS, por nga ana e qeverise per te hedhur nje draft ne tryeze, draft te cilin ne e kemi vleresuar maksimalisht si pjese e diskutimeve qe dy forca te medha politike duhet te kene normalisht, ne nje vend normal demokratik dhe te jeni deshmitare te komenteve lidhur me perfaqesuesit e nderuar te trupit diplomatik ne Shqiperi", tha Kodheli. Megjithate, nenvizoi ajo, kjo nuk i heq asgje te gjitha tentativave qe PS ka ndermarre dhe pranon te ndermerren nga te gjitha palet, aktore te jetes politike ne vend, ne menyre qe te mberrihet ne nje konkluzion te pranueshem per te gjitha palet, por qe nuk cenon ate per te cilen ne do te vazhdojne ne qendresen tone, qe eshte bera transparente e procesit zgjedhor te 28 qershorit. E pyetur per strategji qe PS ka hedhur se nese nuk pergjigjet brenda kesaj jave qeveria do te shpallet e paligjshme nga opozita dhe do te synohen zgjedhjet e parakohshme, anetarja e Kryesise se selise roze, tha se patjeter eshte diskutuar. "Eshte ne normalitetin e nje force opozitare qe te diskutoje dhe te punoje per hedhjen e nje qeverie, ndryshimin e nje qeverisje, per aq kohe sa opozita eshte e bindur dhe qytetaret tashme jane te bindur se qeverisen shume keq, gje qe ne nje menyre normale ne nje vend demokratik, do te conin zevendesimin e nje qeverie me nje tjeter", u shpreh deputetja e Partise Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›