E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e 14 majit ne Tirane, 20 te shoqeruar ne Shkoder

Shkoder- Policia e Shkodres ka shoqeruar te pakten 20 te rinj qe moren pjese ne protesten e Partise Socialiste me 14 maj ne Tirane, para Kryeministrise dhe cadrave te grevisteve. Policia e Tiranes ka referuar me dosjen ne prokurorine e rrethit, provat filmike te goditjes me gure te Kryeministrise dhe efektiveve, duke kerkuar ndjekjen penale te disa aktivisteve te Partise Socialiste ne mitingjet e fundit. Gjate 24 oreve te fundit, per llogari te policise se kryeqytetit, koleget e Shkodres kane shoqeruar 20 te dyshuar te identifikuar nepermjet pamjeve filmike, qe sulmuan policine me gure dhe shishe. Sipas burimeve zyrtare, dosjet i jane derguar prokurorise, e cila do te vendose nese do te beje ndalimin e aktivisteve socialiste. Pas shoqerimeve ne Shkoder, dega e PS-se ne kete rreth, ne nje komunikim per shtyp eshte shprehur se "shoqerimi i aktivisteve eshte bere ne menyre arbitrare". Mesohet se te shoqeruarit jane lene te lire dhe hetimet po vazhdojne per akuzat e "kundershtimit me dhune te policise". Sipas drejtueses se PS-se ne Shkoder, Keti Bazhdari, "i eshte kerkuar kryeministrit Berisha, qe te mos abuzoje me pushtetin".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›