E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne diten e 18 te greves se urise, arrin ne 60 numri i te larguarve, iken Xhacka

Ne diten e 18 te greves se urise, gjendja e grevisteve eshte paraqitur shume e renduar. Kjo ka bere qe edhe ne cadren e vendosur ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", perballe Kryeministrise, te vendoset nje "cader spital", per trajtimin e rasteve kritike. Ndersa, sic ka ndodhur edhe ditet e tjera, deri ne mbremjen e djeshme ka pasur 6 greviste te dale dhe qe jane shoqeruar drejt Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", per nje trajtim me te specializuar. Midis grevisteve te derguar ne spital, dy prej tyre jane deputete dhe kater mbeshtetes te tyre. Gjithcka ka nisur rreth ores 09.30 minuta te paradites se djeshme, ku eshte derguar ne spitalin infektiv te QSUT, nje tjeter grevist i Partise Socialiste. Grevisti eshte Preng Tuci 56 vjec, i cili ka lene cadrat e ngujimit per t'u derguar me urgjence ne spital. Ndersa rreth mesdites eshte grevisti, Oltian Ruci nga Tirana, i cili eshte shoqeruar per ne spital pas gjendjes se perkeqesuar te shendetit. Pas tij, nje tjeter greviste ka dale nga greva. Ajo eshte deputetja e Partise Socialiste, Olta Xhacka, e cila eshte percjelle menjehere per ne QSUT, pas problemeve me tensionin dhe stomakun. Ndersa pasditen e djeshme jane derguar per ne spital dy greviste te tjere, Elez Braha 43 vjec nga Kukesi dhe Fasli Rustemi 44 vjec nga Kopliku, Malesia e Madhe. Me probleme te renda shendetesore ishte dhe deputetja socialiste per Qarkun e Elbasanit, Shegush Ligori, e cila kishte kryesisht probleme me tensionin dhe u detyrua te shoqerohej ne mbremje per ne QSUT. Me daljen e deputetes se dyte greviste per diten e djeshme, numri i te ngujuarve qe kane dale jashte cadres per shkak te perkeqesimit shendetesore, eshte rreth 60 te tille. Gjate momenteve te greves, te ngujuarit kane pasur edhe vizita nga personalitete te ndryshme te jetes politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›