Moratti: Ndihme bashkise se Tiranes, per trafikun
Italia i ofron vendin tone bashkepunim dhe ndihme, per studimin e fizibilitetit per te zgjidhur nje here e mire problematiken e trafikut. Ndihma iu premtua dje kryeministrit Sali Berisha nga Kryetarja e Bashkise se Milanos, Letizia Moratti. Gjate takimit te zhvilluar me kreun e qeverise, Moratti theksoi se i ofroi bashkepunim per sa i perket studimit te fizibilitetit qe lidhet me ceshtje te trafikut dhe te qendrueshmerise se trafikut ne qytet, duke qene se Tirana eshte kryeqyteti i Shqiperise. "Qeveria mund ta shfrytezoje sa me mire ate. Dhe besoj, se do te jete qeveria dhe autoritetet vendore qe do te vendosin si ta shfrytezojne kete studim, qe ne ia kemi ofruar falas qeverise shqiptare", u shpreh Moratti. Nga ana e tij edhe kreu i qeverise Berisha u shpreh se gjate takimit u diskutua edhe mbi problemet dhe mangesite serioze ne kete sektor, mundojne dhe lendojne cdo dite qytetaret e Tiranes. "Ministria e Puneve Publike dhe Transportit do te bashkepunoje me nje prej kompanive kryesore ne fushen e transportit te Milanos, te studiojme se cila eshte menyra me e mira dhe nderhyrja me eficente, per te lehtesuar qytetaret e kryeqytetit ne levizjen e tyre te perditshme", theksoi Berisha.