E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i Zani Çaushit, Apeli jep 50 vjet burg

 Gjykata e Apelit në Tiranë "konfirmon" dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Zani çaushin dhe katër të bashkëpandehurit e tij të akuzuar për disa ngjarje të rënda në Vlorë. Vendimi i Apelit, i shpallur pak ditë më parë dënon me 18 vjet heqje lirie Zani çaushin duke i dhënë formës të prerë dënimit që shtohet mbi burgimin e përjetshëm që ai ka marrë më parë nga gjykata për akuzat e tjera. Akuzat për të cilat gjykata deklaroi fajtorë Caushin, Dorian Saliun, Skerdian Bajramin e Hair Hirajn dhe të pafajshëm Renato çerçizin kanë të bëjnë me ngjarje kriminale të ndodhura gjatë eksiztencës së grupeve të armatosura që vepronin në Vlorë në vitin 1997.VENDIMIPak ditë më parë Gjykata e Apelit të Tiranës i dha fund shqyrtimit të dosjes në ngarkim të Zani çaushit, Dorian Saliut, Skerdian Bajramit, Hair Hirajt dhe Renato çerçizit. Sipas verdiktit të togave të zeza të Apelit për të gjithë të pandehurit e dosjes u la në fuqi vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në 2 shkurt të vitit të kaluar. Sipas këtij vendimi, Zani 128aushi u deklarua fajtor nga gjykata dhe u dënua me 18 vjet heqje lirie për akuzat e "krijimit të bandës së armatosur dhe organizatës kriminale", "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit" dhe "armëmbajtje pa leje", ndërsa nuk u fajësua nga gjykata për "vrasjen me paramendim" të shtetasve Niko Boraku, Neritan Dednika e Edmond Dednika dhe për "rrëmbimin dhe mbajtjen peng" të Artur Gjoshës. Po sipas këtij vendimi i pandehuri tjetër i dosjes, Dorian Saliu u dënua me 22 vjet burg. Për të pandehurit Hair Hiraj dhe Skerdian Bajrami gjykata vendosi deklarimin fajtor për akuzat në ngarkim të tyre dhe dënimin e tyre me 5 vjet heqje lirie. Ndërsa për të pandehurin Renato çerçizi gjykata vendosi pafajësi. AkuzatGjykimi i Zani çaushit për këto akuza në Shkallën e parë të gjyqësorit ka filluar në 29 prill të vitit 2003 dhe ka përfunduar në 2 shkurt të vitit 2009 me një total prej 117 seancash gjyqësore. Aktualisht Zani çaushi vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë në Burrel. Këtë dënim ai e mori për akuzën e vrasjes së dyfishtë në vitin 1999. Gjatë gjykimit të tij në shkallën e parë për ai ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka pretenduar se gjatë trazirave të vitit 1997 ka mbrojtur rendin dhe qetësinë në Vlorë.                   ar.baTë dënuaritZani çaushi                   18 vjetDorian Saliu                  22 vjetSkerdian  Bajrami           5 vjetHair Hiraj                        5 vjetRenato çerçizi,               i pafajshëm

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›