E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi terrorist në Greqi, në kërkim një shqiptar

Një emigrant shqiptar është shpallur në kërkim me akuzën për pjesëmarrje në organizata terroriste. Agjencia BBC thotë se emri i tij, si dhe i pesë personave të tjerë, shtetas grekë, u publikua nga Prokuroria, pas marrjes në pyetje të një grupi prej katër vetash, që dyshohet se janë pjesëtarë të grupit gueril me emrin "Komploti i celulave të zjarrit". Arrestimet u kryen pasi njësi të shërbimit antiterror bastisën një banesë në lagjen "Halandri" të Athinës, që sipas policisë ishte bazë e guerileve. Policia bëri të ditur se në banesë u gjet një bombë e gatshme për t‘u përdorur, detonatorë dhe një sërë materialesh të tjera që përdoren për përgatitjen e bombave, si dhe materiale propagandistike. Pas marrjes në pyetje në fundjavë, kundër të arrestuarve u komunikuan akuza që lidhen me pjesëmarrje në organizatë terroriste, armëmbajtje pa leje, shkelje të ligjit për lëndët eksplozive dhe posedim lëndësh narkotike, ndërsa të martën do të dalin në gjykatë. Katër të arrestuarit të identifikuar si Harilaos Hatzimichelakis, Emmanouil Yio-Spas, Myrto Panteloglou dhe Panajotis Masouras përballen me akuza të përfshirjes dhe pjesëmarrjes në sulmet me bomba, anëtarësimi në një organizatë kriminale dhe posedim të paligjshëm të eksplozivëve. Akuzat kanë lidhje me sulmet në shtëpinë e zv/kryetarit të PASOKUT, Louka Katseli, të mërkurën e kaluar dhe një sulmi tjetër në korrik të 2009, ku në shënjestër ishte shtëpia e ish-zëvendësministrit të Brendshëm, Panajotis Hinofotis. Mediat greke shkruajnë se të dyshuarit janë identifikuar si Giorgos Nikolopoulos, Michalis Nikolopoulos, Damianos Balanos, Giorgos Karayiannidis, Eleni Contopoulou dhe Constantinos Karakatsanis.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›