Dëbora bllokon 6 orë Llogaranë
28/01/2005
Flet Prefekti i Vlorës, Artan Nelaj: Situata nën kontrollin tonë e të policisë
VLORË - Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë sjellë edhe dëborën e parë në Vlorë dhe në fshatrat e saj. Mëngjesin e djeshëm, qyteti është gdhirë i mbuluar nga dëbora në rrugë dhe kodrinat përreth qytetit bregdetar. Në qytet ka pasur dëborë të një trashësie rreth 1 centimetër, e cila ka shkrirë sapo është zbardhur, ndërsa në kodrat e malet përreth dëbora dje kapi trashësinë prej 20-30 cm dhe i ka rezistuar ditës së djeshme.
Situata
Pikërisht nga dëbora e rënë gjatë orëve të natës së të mërkurës ka bërë që rrugët e Llogarasë të bllokohen dhe si pasojë dhe trafiku është bllokuar përreth 6 orë më radhë. Vetëm ndërhyrja e Ndërmarrjes së Rruga-Urës ka sjellë zhbllokimin e trafikut e sidomos të autobusëve të linjës Himarë–Vlorë e Tiranë–Himarë, të cilët kanë qëndruar në pritje pikërisht në pikën më të lartë të Llogarasë. Një prej pasagjerëve pohoi se shoferi i autobusit ka lënë ndezur makinën, duke vënë në punë ngrohësit e saj, në të kundërt temperaturat nën 0 gradë celsius mund të sillnin edhe probleme për jetën. Edhe pse makinat kanë qenë të pajisura me zinxhirë, dëbora e rrëshqitjet e dheut kanë që të pakalueshme. Sipas meteorologëve, trashësia e dëborës në Qafën e Llogarasë ka arritur në 60cm-80cm.
Ndërhyrjet
Gjendja në segmentin e rrugës Vlorë-Himarë e pikërisht në qafën e Llogarsë, e sidomos gjatë ditës së djeshme ka qenë tepër serioze nga ngricat e dëbora e ditëve të fundit. Edhe pse nga ana e pushtetit lokal dhe e policisë rrugore janë marrë masat e nevojshme, përsëri kalimi në këtë pikë rrugore është tejet e vështirë. I pyetur rreth situatës në këtë zonë, dje prefekti i qytetit të Vlorës, Artan Nelaj, ka siguruar se do të bëhet e pamundura që situata të vazhdojë të mbetet nën kontroll. Kreu i prefekturës ka sqaruar se nga ana e tyre në bashkëveprim me policinë rrugore, por edhe me Ndërmarrjen Rruga-Ura është zhbllokuar rruga që ditën e parë të ngricës. Nelaj ka sqaruar mbrëmë për “Metropol” se Qafa e Llogarasë nuk është e bllokuar tërësisht. Sipas prefektit të qytetit bregdetar: “Rruga është pjesërisht e bllokuar, pasi në mëngjes trafiku bllokohet si pasojë e ngricës së natës, por menjëherë fadromat dhe punëtorët hedhin kripë, duke e rihapur këtë segment. Fatmirësisht shoferët kanë zbatuar rregullat e qarkullmit me zinxhirë, çka ka eliminuar edhe aksidentet e mundshme që ndodhin në raste të tilla”. Ndërsa drejtori i Policisë së Vlorës, kryekomisar Josif Shtëmbari, ka pohuar nga ana e tij se policia e rendit e Vlorës ka qenë në ndihmë të policisë rrugore në segmentin rrugor Vlorë-Llogara, sepse, sipas tij, bllokimi i rrugës në këtë segment është i patolerueshëm, pasi varet edhe jeta e mjaft qytetarëve që lëviznin. “Kemi ngritur patrulla policie rrugore në këtë segment dhe bashkërendojmë punën me rruga-urën e prefekturën e Vlorës, pasi situata nuk është si në Veri, por, sipas meteorologëve ajo mund të precipitoj”, ka përfunduar dje kreu i uniformave blu të Qarkut të Vlorës, Shtëmbari.