E Diel, 1 Nëntor 2026

Grushtat, mister se cili ishte “mëkati” i Jeminit

LAC- Një gol i anuluar për Laçin, fakti që dha 3 minuta shtesë apo që e mbylli ndeshjen pas barazimit të Kastriotit me Inkangon? Mbetet paksa e çuditshme arsyeja përse presidenti i Laçit Pashk Laska, tifozë dhe drejtues të tjerë të këtij klubi, goditën në mënyrë barbare gjyqtarin nga kryeqyteti Lorenc Jemini në ndeshjen e ditës së diel.

Në fillim u fol për faktin se ndërpreu ndeshjen pas golit, ndërsa më pas, për dhënien e 3 minutave shtesë, por edhe për inatin e një goli të mohuar të laçianëve. Vetë Jemini, duke folur për Gazetën Shqiptare një ditë më parë, ishte tërësisht i paqartë. “Unë fishkëlleva për mbylljen e ndeshjes, nuk e di përse më goditën”, tha ai. Edhe në FSHF kanë qenë të paqartë për reagimin ndaj arbitrit ndërkombëtar.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›