Ylli që rrotullohet rreth vetes me 600 km në sekondë
Ndoshta i lindur prej “vallëzimit kozmik” me një yll tjetër larg 160 mijë vite dritë, VFTS 102 ndrit 100 mijë herë më shumë se Dielli dhe është 25 herë më i rëndë.
Europian Southern Observatory (ESO) deklaron se VFTS 102 është ylli i madh që rrotullohet më shpejt rreth vetes, që është zbuluar ndonjëherë.
Ylli rrotullohet rreth aksit të tij me 600 km në sekondë (më shumë se 2 milionë km në orë), dhe nëse përjashtohen pulsar-ët, VFTS 102 rrotullohet më shpejt se të gjithë yjet e tjerë të njohur në univers.
VFTS 102 është pjesë e formacionit yjor Tarantula Nebula që ndodhet brenda Nebulas së Madhe të Magelanit, e dukshme nga Toka prej hemisferës së Jugut.
Për ta studiuar është përdorur Very Large Telescope i ESO, një ndër instrumentet më të fuqishëm në botë për vëzhgimet astronomike që ndodhet në Kili.
Zbulimi i shpejtësisë së rrotullimit mbresëlënëse, është i rëndësishëm sepse vërteton teorinë se ylli është kaq i shpejtë sepse në origjinë ishte pjesë e një sistemi binar yjesh. Dmth VFTS 102 ka lindur si pasojë e dy yjeve të bashkuar në një lloj “vallëzimi kozmik” në të cilin njëri prej të dyve shkrihet në tjetrin duke rritur masën dhe duke e bërë të rrotullohet rreth vetes shumë shpejt.
Provat që vërtetojnë këtë teori të një sistemi binar janë dhënë nga disa elementë si fakti që ylli VFTS 102 largohet nga të gjithë yjet e tjerë me një shpejtësi shumë të lartë (30 km në sekondë), prezenca e afërt e një pulsar-i e mbetjet e një supernova, që mund të përfaqësojnë atë çka mbetet prej yllit të dytë që pasi ka lëshuar gazin e tij ka shpërthyer.
(ar.si/BalkanWeb)