Laçi kërkojnë falje: Situata doli jashtë kontrolli
LAC- Presidenti i klubit të Laçit Pashk Laska ka kërkuar falje publike për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Lorenc Jemini në ndeshjen e së dielës. Pas një mbledhjeje maratonë, ku është analizuar e gjithë situata, drejtuesit e klubit laçian kanë dalë me një komunikatë për t’i kërkuar ndjesë gjyqtarit. Madje, ata kanë dënuar ngjarjen dhe janë shprehur se mirëpresin çdo dënim të FSHF-së, pasi janë koshientë për rëndësinë e ngjarjes.
“Kërkojmë falje publike për daljen jashtë kontrollit të situatës pas ndeshjes me Kastriotin, - thuhet në komunikatën për shtypin. – Drejtuesit e klubit të Laçit i kërkojnë falje gjyqtarit Lorenc Jemini si edhe Policisë së Shtetit, Federatës Shqiptare të Futbolli, qytetarëve dhe gjithë dashamirësve të futbollit për incidentet e ndodhura në fund të këtij takimi. Situata doli jashtë kontrollit pas një veprimi të nxituar nga ana jonë, por që u pasua edhe nga ajo e sportdashësve të këtij klubi”, thuhet më tej në deklaratë.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)