Grushte mbi shoferin, nuk i hapi rrugën të kalonte
Korçë – Policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat një 43-vjeçar pasi akuzohet se ka qëlluar me grushte një 48-vjeçar. Burime nga policia thanë se ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në vendin e quajtur fshati “Sul” Devoll kur është goditur me grushte 48-vjeçari Halil Pajo. Policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili rezulton të jetë Eduart Hyska. Sipas policia ngjatja ndodhi pas një konflikti për motive banale, në kohën që autori i dyshuar po udhëtonte me automjetin e tij së bashku me shtetasin Mentor Hajderlli, kur një tjetër automjet i kishte zënë rrugën. Pasi i kanë rënë borisë që Halil Pajo të hapte rrugën, ky i fundit jo vetëm që nuk e ka bërë një gjë të tillë, por sipas policisë jo vetëm që nuk ka hapur rrugën, por ka filluar që të konfliktohet me Hyskën. Konflikti ka degjeneruar deri në goditjen me grushte në drejtim të Pajos. Policia kreu të gjitha veprimet hetimore e procedurale për veprën penale të “Dëmtimeve të tjera me dashje”.
Vari veten në litar në banjë, 50-vjeçari më parë kishte prerë dhe damarët e duarve
Shijak – Në lagjen nr. 4 të Shijakut është gjetur i vetëvarur me litar najloni në banjë 50-vjeçari Agron Shahini, lindur dhe banues në Shijak, i martuar. Nga veprimet e para hetimore rezulton se viktima para se të kryente aktin e vetëvarjes ka prerë damarët e duarve me një thikë të vogël dhe më pas viktima ka lidhur në ganxhën e dushit një litar najloni ku dhe është varur. Burime të sigurta thanë për gazetën “Albania” se shkaku i kryerjes së aktit të vetëvarjes është se viktima vuante nga sëmundja e depresionit nervor, gjë për të cilën dhe kurohej.
Fier, asgjësohen një ton ushqime të skaduara
FIER- Asgjësohen ushqime të skaduara në disa subjekte tregtare të qytetit të Fierit. Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier ka shtuar kontrollet për garantimin e cilësisë së produkteve ushqimore për konsumatorin. Sipas numrit një të kësaj drejtorie Fatos Troka, vetëm gjatë këtij muaji janë asgjësuar 1 ton ushqime të skaduara kryesisht patatina, pije freskuese çokollata etj. “Në bashkëpunim me Shëndetin Parësor, komunat dhe bashkitë, janë kontrolluar 10 subjekte të pastiçerive e 28 të fast-foodeve. Ndërsa, po vazhdojmë kontrollin në restorantet, të cilat janë shtrirë në pikat turistike. Nga kontrollet e bëra rezultoi se
në përgjithësi këto subjekte i plotësojnë kushtet teknike dhe higjieno-sanitare”, -sqaron drejtori Troka. Në shënjestër të kontrolleve të Inspektoratit të Ushqimit janë ato subjekte të cilat lidhen me turizmin, siç janë restorantet, por edhe produktet që konsumohen më tepër. Mësohet se për disa subjekte janë vendosur gjoba ndërsa disa të tjerë kanë deklaruar vetë kalimi e afateve të disa produkteve që tregtonin.
29 Qershor 2009