E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje në Durrës, Policia: Nuk ka lidhje me zgjedhjet



Tiranë- Një vrasje për motive banale ka ndodhur dje në mëngjes në qytetin e Durrësit. Policia informon ngjarja ndodhi në sheshin “Pranvera”, pranë stacionit të furgonëve që bëjnë linjën Durrës- Tiranë dhe anasjelltas. Nga të dhënat e para mësohet se viktima Dritan Neza, 39 vjeç është goditur me thikë nga një person tjetër i cili pas vrasjes është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia thotë se 39-vjeçari me banim në qytetin bregdetar ka gjetur vdekjen në spital. Policia e qarkut të Durrësit thekson se vrasja nuk ka lidhje me votimet por është për shkaqe banale. Sipas uniformave blu vrasja ka ndodhur pas një konflikti që viktima ka pasur me autorin, i cili është shpallur në kërkim dhe nuk bëhet i ditur emri për arsye hetimi. Policia tha se viktima dhe autori mbrëmë kishin shkëmbyer ofendime dhe ishin goditur me grushte me njëri tjetrin. Më pas gjithçka ishte lënë e qetë, dhe vetëm sot në mëngjes autori ishte nisur në vendin ku punonte viktima dhe e ka qëlluar me thikë në zemër dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

29 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›