E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës nis aksionin për pastrimin e Lanës

TIRANË - Bashkia e Tiranës nisi sot pastrimin e Lumit të Lanës, i cilësuar prej specialistëve të mjedisit si një nga lumenjtë më të ndotur të vendit tonë.

Drejtoresha e Ndërmarrjes bashkiake nr.2, Luzhiana Abazi, tha se se ky aksioni konsiston në heqjen e mbeturinave që nga burimi e deri në afërsi të shkollës teknologjike. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina.

“Në kuadrin e masave që ka marrë Bashkia e Tiranës, përsa i përket rikonstruksionit dhe meremetimit të rrugëve është ndërmarrë edhe aksioni i pastrimit të Lanës. Siç e shikoni, është duke u pastruar Lana që në burimin e saj, deri ku mbaron, në afërsi të Pallatit me Shigjeta. Përveç masave që janë ndërmarrë për pastrimin e lumit të Lanës, janë marrë edhe masat mbrojtëse për sa i përket vënies së zgarave, që të mos ketë më papastërtira. Në fakt këtu do të doja të bëja një apel për qytetarët, të cilët tregohen të pakujdesshëm dhe hedhin mbeturina dhe në momentin e reshjeve, që ndodh edhe bllokimi apo fryrja e lumit të Lanës.”- deklaroi Abazi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›