Götz George në ekranin e madh
"Schtonk" titullohet filmi që do të sjellë në ekranin e madh në Tiranë, aktorin e njohur gjerman Götz George. Figura që mishëron ai quhet Herman Willlie-s, ajo e gazetarit lajkatar që beson se ka gjetur ditarët e fshehta të Fyhrerit. Por, kështu hedh në erë revistën e tij. E Shkatërron. Në të vërtetë filmi bazohet në një histori reale. Kish ndodhur në vitin 1983: revista "Stern" bie në kurthin e një mashtruesi. Ky i fundit pretendonte se dispononte ditarët e Hitlerit dhe kërkon t‘ia shesë revistës, e cila, nuk heziton, paguan miliona marka për t‘ia blerë mashtruesit të besueshëm. Situatat komike të filmit bëjnë një panoramë të asaj lloj gazetarie që rend në kërkim të sensacionit.
Në filmin "Schtonk", veç Götz George, luajnë Veronica Ferres, Ulrich Muhe, Herald Juhnke e të tjerë.
Veçse me filmin "Schtonk", George do të jetë i pranishëm, në Tiranë edhe me filmin "Rossini- ose pyetja mizore kush fjeti me kë", ku luan rolin e një regjisori, që do me çdo kusht të xhirojë romanin bestseller të një shkrimtari të njohur me një karakter të vështirë. Bëhet fjalë për një tablo të kohës.
Prania në ekranin e madh të Tiranës së Götz George lidhet me përvjetorin e tij të shtatëdhjetë. Ai është një aktor i njohur që filloi të veçohej si aktor skene e më pas nga prania e tij në kinema dhe në disa seriale policorë televizivë.
Ditët e Filmit Gjerman në Shqipëri u kushtohen kryesisht këtij aktori, bir aktorësh, që filloi të qëndronte para kamerave qysh prej viteve ‘50. Ai ka luajtur në filma të rëndësishëm të kinematografisë gjermane. Me sukses ka interpretuar kokëkrisurin dhe dashnorin e ri, ashtu si edhe komandantin e një kampi përqendrimi, si dhe është vlerësuar me jo pak çmime mes të tjerëve edhe në Venecia.