Turqia, vend nderi në Panairin e Frankfurtit
Është çelur qendra letrare e botës. Panairi Ndërkombëtar i Librit në Frankfurt ka nisur ekspozimin e librave më 15 tetor. Aktiviteti i rëndësishëm, i cili do të zgjasë deri më 19 tetor, ka mbërritur në edicionin e 60-të të tij. Ky panair përherë ka qenë ndër më të rëndësishmit në Evropë, e me vitet është kthyer në një markë të vërtetë të cilësisë për kulturën.
"Buchmesse", pret në këtë edicion të 60-të më shumë se 7 mijë ekspozues prej 101 vendesh të ndryshme, që kanë zënë vend në 171790 metra katrorë, me më shumë se 403 mijë tituj librash. Turqia është e ftuara e nderit në panairin e sivjetshëm.
"Frankfurter Buchmesse" u inaugurua për herë të parë në 1949, pas ndarjes së Gjermanisë dhe transferimit të shumë shtëpive botuese nga Republika Demokratike Gjermane në Frankfurt, qytet në të cilin që prej vitit 1946 gjendej biblioteka kombëtare (Deutsche Bibliothek). Si panairi ashtu edhe biblioteka u themeluan si iniciativë e Börsenverein des deutschen Buchhandels, shoqatë e botuesve dhe librarëve gjermanë. Panairi i librit në Gjermani është një nga më të njohurit dhe më të rëndësishmit në botë. Çdo vit marrin pjesë mijëra botues nga më shumë se 100 vende të botës. Një nga ngjarjet më të rëndësishme në panair, veç aktiviteteve të tjera, është edhe dorëzimi i Çmimit për Paqen, i cili jepet prej shoqatës së botuesve gjermanë. Mes fituesve është edhe filozofi gjerman, Ernst Bloch (1967), violinisti Yehudi Menuhin (1979), shkrimtari turk, Kemal Yaşar (1997), njeriu i fesë, i politikës dhe poeti nga Nikaragua, Ernesto Cardenal (1980), shkrimtari Mario Vargas Llosa (1998), Assia Djebar (2000), shkrimtari nigerian, Chinua Achebe (2002) apo edhe shkrimtarja amerikane, Susan Sontag (2003).
Të mërkurën, më 15 shtator, ka qenë shkrimtari turk, nobelisti Orhan Pamuk, ai që ka çelur edhe edicionin e sivjetshëm të Panairit të Frankfurtit. Ai ka mbajtur fjalën e hapjes në krah të presidentit turk, Abdullah Gulamuk. Ndër të tjera, shkrimtari, i cili ka fituar "Nobel"-in, në vitin 2006, ka prezantuar në Panairin e Frankfurtit edhe romanin e tij të fundit "Muzeu i pafajësisë". Në këtë aktivitet të përvitshëm ndërkombëtar të librit, Turqia është protagonistja kryesore, duke e "pushtuar" Gjermaninë me një delegacion prej gati njëmijë përfaqësuesish dhe 350 shkrimtarë. Këtë vit, Frankfurti përfaqëson një rast unik për t‘i treguar Evropës "cilësitë demokratike" të vendit. Në "Buchmesse" do të ketë më shumë se 200 aktivitete kulturore e muzikore turke.