E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guantanamo mbyllet në vitin 2011?

Mbyllja e burgut në bazën ushtarake amerikane Guantanamo në Kubë, e paraparë të bëhet muajin e ardhshëm, mund të shtyhet deri në vitin 2011.

Arsye për këtë është se qeverisë amerikane do t’i nevojiten disa muaj, për të blerë një burgun në Illinois dhe ta përshtatë atë për të vendosur aty terroristët e dyshuar.

Siç dihet, disa kongresistë po e kundërshtojnë financimin e blerjes së burgut Thompson në Illinois, ku është paraparë të vendosën të burgosurit nga Guantanamo.

Deputetët republikanë dhe demokratë kanë theksuar se janë të brengosur për shkak të vendosjes së personave të dyshuar për terrorizëm në territorin e SHBA-së.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka premtuar më herët se Guantanamo do të mbyllet më 22 janar të vitit 2010, por në momentin kur ky afat po dëshmohet si joreal, Obama ka urdhëruar zyrtarët e administratës së tij që sa më parë ta përgatitin dhe ta përshtatin burgun Thompson.

Sekretariati i SHBA-së për drejtësi javën e kaluar se që nga viti 2002, nga Guantanamo janë liruar më shumë se 560 të burgosur dhe se aty kanë tani po mbahen 198 persona të dyshuar për terrorizëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›