Hapet një kalim kufitar mes Gjeorgjisë dhe Rusisë
Gjeorgjia dhe Rusia kanë arritur pajtimin për të hapur për komunikacion kalimin tokësor kufitar mes dy vendeve, ka njoftuar sot Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë, shenja kjo e parë e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, pas invadimit rus në Gjeorgji, në gusht të vitit të kaluar.
Me ndërmjetësimin e Zvicrës, dy palët arritën pajtimin për të hapur kalimin e Larsit të Epërm, i cili është mbyllur në vitin 2006, deklaroi zëvendësministrja e Jashtme e Gjeorgjisë, Nino Kalandadze.
Është ky kalimi i vetëm kufitar mes dy vendeve, i cili nuk kalon nëpër rajonet separatiste të Osetisë së Jugut dhe Abhazisë, të cilat ishin në qendër të konfliktit në vitin 2008.
“Vendimi për rihapjen e kufirit është marrë”, theksoi ajo para gazetarëve, duke shtuar se pret që kalimi kufitar të hapet në fillim të marsit.
Kalandze theksoi se kjo marrëveshje do t’i mundësojë qytetarëve gjeorgjianë që të kalojnë kufirin dhe shtoi se protokolli formal për rihapjen e kalimit do të finalizohet gjatë dy javëve në vijim.
Rusia e mbylli në vitin 2006 kalimin e Larsit të Epërm, hap ky i cili nga zyrtarët gjeorgjianë si një vendim me motive politike, pas forcimit të tendosjeve për shkak të përpjekjeve të Tbilisit për të forcuar lidhjet me Perëndimin, në veçanti me NATO-n.