E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollozhani nënshkruan për Vardarin e Shkupit

Artim Pollozhani, sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, i cili pjesën e dytë të sezonit luajti i huazuar te Dinamo nga Tus Koblenc, nuk do të jetë më pjesë e 17-herë kampionëve të Shqipërisë.
Ish-lojtari i Shkëndisë së Tetovës, i zgjedhur si lojtari i vitit 2006 në Maqedoni, nënshkroi një kontratë me Vardarin e Shkupit. Pollozhani, i cili shënoi 3 gola për Dinamon gjatë sezonit të kaluar, është lojtari i Kombëtares maqedonase.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›