Guardiola: Messi, lojtar i suksesshëm

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se nuk di çfarë të thotë për të komentuar talentin e Lionel Messi. Ai shënoi gjatë fundjavës ndaj Atletico Madrid, ndërsa Barcelona fitoi me rezultatin 5-0 në derbin e javës.
“Messi ishte vendimtar edhe një herë, ju vetëm mund ta uroni atë. Ai është një lojtar të cilin nuk duhet ta shpjegoni, ju vetëm e shikoni atë duke vepruar”, ka thënë Guardiola.