Perez: Reali kërkon trofeun e 10-të

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez beson se angazhimi i Jose Mourinhos si trajner dhe shpenzimi i qindra milionë eurove në përforcime, ka ndërtuar ekipin që mund të fitojë titullin e 10-të të kampionit evropian.
Gjiganti madrilen është rekord nëntë herë kampion kontinental, ndërsa kurorën e fundit e ka fituar më 2002.
“Kemi shtuar talentin në ekip, e kemi rinovuar dhe përmirësuar skuadrën. Ne kemi futbollistët më të mirë në botë si dhe kemi përforcuar ekipin. Ëndrra e fitimit të titullit të dhjetë të kampionit evropian do të realizohet së shpejti”, tha Perez.