Guardiola: Nuk e kam mik Laportën
Trajneri
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se gjithë ky sukses i tij është bërë i mundur falë ekipit të mirë dhe jo e kundërta. Guardiola deklaron se me Laportën ka vetëm marrëdhënie profesionale, por nuk e ka mik të ngushtë. “Barça më bën të ndihem mirë dhe jo e kundërta. Nuk mund t’ia kthej këtij klubi kurrë atë që më dha. Me Laportën nuk jam shok i ngushtë, por marrëdhënia jonë është e shkëlqyeshme. Ai më dha rastin të drejtoj këtë ekip, më dha gjithçka që kërkova dhe më dha lirinë që të bëj çfarë të dua. është nder të jem këtu dhe për këtë do ta falënderoj Laportën, bordin drejtues, dhe të gjithë punëtorët e tjerë të Barcelonës”, u shpreh Guardiola.
#