E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, tani e ka radhën Runi

Merkato

Duke përfituar nga kriza ekonomike, që ka kapluar Mançester Junajtid, Reali i Madridit mund t’i shtojë koleksionit të tij të kampionëve edhe sulmuesin anglez, Uejn Runin (24-vjeçar). Sulmuesi kohët e fundit ka kërkuar një ngritje të konsiderueshme të rrogës së tij në një kontratë të re, por “Red Devils”-at për momentin nuk kanë në dispozicion mundësinë ekonomike për ta kënaqur. Pasoja e mundshme i ndjek nga pas, pasi Real Madrid është gati të intensifikojë kontaktet me lojtarin. Klubi spanjoll dëshiron të bindë sulmuesin e Mançester Junajtid të transferohet në kryeqytetin spanjoll dhe prandaj ka ngarkuar me këtë detyrë edhe menaxherin e merkatos, Pini Zahavi.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›