Kaka: Junajtid, më i dobët pa CR9
Më i shtrenjti
Mesfushori i Real Madrid, Kaka, thotë se është krenar për shumën e transferimit të Kristiano Ronaldos, pasi ai e meriton atë. “Jam krenar që për Kristianon kemi paguar më shumë. Të jesh më i shtrenjti nuk është lehtë, pasi të gjithë flasin për të. Kristiano nuk ka zhgënjyer askënd me paraqitjet e tij. Ne nuk dëshirojmë që njerëzit të presin mrekulli prej tij. Mendoj se ai e ka dëshmuar, që Reali bëri mirë që e bleu 94 milionë euro, dhe jam shumë i lumtur që e kam në skuadër dhe jo në Mançester Junajtid. Këtë sezon, Junajtid do të shohë se sa i rëndësishëm ishte Kristiano Ronaldo. Mungesa e tij i ka dobësuar ata”, deklaroi Kaka.
#