E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shenon Januzi Vorskla barazon

Ahmed Januzi është sërish vendimtar për Vorskla Poltavën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar në fundjavë, duke i dhënë skuadrës së tij barazimin 1-1 në fushën e vështirë të Dnipros.
23-vjeçari realizoi golin e barazimit në minutën e 77-të, pas ekzekutimit të saktë të një penalltie, ndërsa në harkun e shtatë ditëve, ai i ka dhënë 4 pikë ekipit që konsolidon pozitat në mesin e klasifikimit të kampionatit ukrainas.
Kjo ishte rrjeta e gjashtë në kampionat për Januzin, ndërsa në total gjatë këtij sezoni ai ka shënuar 9 herë, duke llogaritur edhe tre golat në turnet kualifikuese të Europa League. Në këtë mënyrë, sulmuesi mbetet një prej pikave të forta të Vorsklas, edhe pse trajneri Pavlov kërkon më shumë nga lojtari, ndërsa ka konfirmuar se me një ofertë të mirë, klubi ukrainas do të jetë i gatshëm ta shesë.
Por, përveç golit, Januzi u bë protagonist edhe në minutën e 81-të të ndeshjes, ku detyroi lojtarin e Dnipros, Boateng ti shkaktonte një faull nga i cili u ndëshkua me kartonin e kuq.
Sikur të mos mjaftonte kjo, lojtari nga Gana nxiti edhe kaosin në fushë, pasi largimi i tij drejt dhomave të zhveshjes u shoqërua edhe me episode antisportive. Më parë ai shtyu në tokë Bezus, ndërsa më pas edhe Armend Dallkun, që shkuan ti kërkonin llogari për ndërhyrjen e rëndë ndaj Januzit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›