Salihi perkrah Shevcenkos

Hamdi Salihi mund të jetë partner në sulm me një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit europian të viteve të fundit. Bëhet fjalë për sulmuesin ukrainas, Andrij Shevçenko, ish-lojtar i Milanit e Çelsit, i cili mund ta vazhdojë karrierën në kampionatin amerikan të futbollit, Mayor Soçer League.
Lojtari, që aktualisht luan te Dinamo e Kievit po mendon seriozisht ta vazhdojë karrierën përtej Atlantikut, ku DC Junajtid është një prej skuadrave të interesuara për ta blerë, ndërsa 35-vjeçari ka oferta edhe nga Arabia.
Menaxheri i Shevcenkos ka bërë të ditur se kapiteni i Kombëtares së Ukrainës do të vendosë përfundimisht pas përfundimit të Europianit 2012, ndërsa transferimi në SHBA shihet si alternative më e mundshme, edhe sepse bashkëshortja e ish-fituesit të “Topit të Artë” në vitin 2004, është një modele amerikane.
Ndërkohë, Hamdi Salihi ka marrë zhgënjimin e parë në aventurën te Dc Junajtid, pasi skuadra nga Uashingtoni e nisi me humbjen 1-0 në shtëpi kampionatin, përballë Kansas Sitit.
Salihi luajti si titullar, përkrah De Rozarios, ndërsa në tribuna nuk munguan parullat e mirë se ardhjes për sulmuesin kuqezi, nga tifozët shqiptarë. Shkodrani kishte edhe një rast për shënim, por pa arritur ta dërgonte topin në rrjetë.