Shtëpia ku lindi Partia e Topit apo Fryma e Re Demokratike?
Tiranë – Ndryshe nga çishte parashikuar, Partia e Topit nuk u shpall të premten. Edhe pse drejtues të tjerë të kësaj partie e kanë bërë publikë emrin e saj më herët, ajo do të quhet Fryma e re demokratike, sërish ata nuk po i shpëtojnë dot emërtimit tashmë popullor si Partia e Topit. Kjo ndoshta më shumë për faktin se i gjithë misteri u mbështoll rreth presidentit Topi dhe përfshirjes së tij në politikë pas përfundimit të mandatit. Megjithatë ajo që tashmë dihet, përvec emrit dhe drejtuesve kryesorë nismëtarë Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj, është edhe adresa e kësaj partie.
Prezantimi zyrtar i partisë “Fryma e re demokratike” do të bëhet në fillim të javës tjetër në këtë godinë, që ndodhet përballë Parlamentit, fare pak metra larg selisë së Partisë Demokratike. Pra kjo do të jetë shtëpia ku do të lindë partia e re.
Presidenti Topi nuk do të dalë ende në skenë, pasi tashmë do ta respektojë formalisht pavarësisnë e institucionit që drejton prej pesë vitesh.
Nuk ka ende një publikim zyrtar të saj se cfarë spektri do të ketë dhe ku do të bazohet programi i saj. Gjithësesi, do të duhet të pritet nëse Fryma e Re Demokratike do të mund të futet në betejën politike si FRD apo do të vazhdojë të thërritet me slloganin e Partia e Topit.